Një video e shkëputur nga një ‘live’ në rrjetin social TikTok, ku një person me emrin ‘Patrik Kurti’ kërcënon publikisht se do hedh bomba gjatë namazit të xhumasë në xhaminë e madhe në Mitrovicë, është bërë virale në rrjet.
Në videon e publikuar qytetari dëgjohet duke thënë se do të marrë tri dardha dhe do t’i fus në xhami që të vdesin sa ma shumë myslimanë.
I njëjti është arrestuar dje në Mitrovicë, më saktësisht në rrugë Mitrovicë-Podujevë në orën 3 të mëngjesit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Siç ka njoftuar policia e Kosovë nga i dyshuari është sekuestruar një telefon, një video kamerë, dy pasaporta të Kosovës si dhe një palë dylbi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rr. Mitrovicë-Podujevë, 28.09.2023 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka kryer veprën e lartcekur përmes publikimit të një videoje në rrjete sociale. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon, një video kamerë, dy pasaporta të Kosovës si dhe një palë dylbi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.












