Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Telefonata me Radojiçiq, Vetëvendosja bën vetëm një reagim, Mimoza Kusari nuk lajmërohet

04/06/2024 - 13:36
në Kryesore, Lajme
A A
Telefonata me Radojiçiq, Vetëvendosja bën vetëm një reagim, Mimoza Kusari nuk lajmërohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 8 dhjetor 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin vendosur në listë të zezë, Milan Radojiçiqin, një prej figurave kontraverse të Veriut të Kosovës i përzier me politikë, krim e kontrabandë. Lëvizja Vetëvendosje që drejtohet nga Albin Kurti, figurën e Radojiçiq e kishte përdorur me të madhe për të goditur kundërshtarët politikë e ish-drejtuesit e institucioneve të Kosovës të cilët e kishin takuar atë në kapacitetin e nënkryetarit të Listës Serbe.

Megjithatë, vite më vonë pas kalimit nga opozita në pushtet, Vetëvendosje s’kanë arritur t’i shpëtojnë kontaktit me Radojiçiqin, duke qenë një prej veglave të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, që deri vonë ka mbajtur nën çizmen e tij vullnetin e serbëve të Kosovës që jetojnë në Veri të Republikës së Kosovës përmes Listës Serbe. Drejtuesja e Alternativës që Kurti ia ka besuar drejtimin e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, dyshohet se ka biseduar me Radojiçiqin në qershor të vitit 2022, disa muaj pas sanksionimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por cila është historia e këtij raporti të udhëheqëses së deputetëve të VV-së me kriminelin nga Veriu që në shtator të 2023 veshi edhe uniformën e terroristit?

Në mesin e vitit të kaluar, Nacionale kishte publikuar një bisedë që ishte zhvilluar brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës në mes të shefes së deputetëve të VV-së me zyrtarin e lartë të Listës Serbe, Slavko Simiq. Në atë bisedë të gjatë mes Kusari-Lilës dhe Simiqit ishte lakuar edhe emri i Milan Radojiçiqit, me të cilin Simiq pretendonte se Kusari-Lila kishte biseduar në telefon.

Pas publikimit të përgjimit, përpjekjet e VV-së dhe Kusari-Lilës për të atakuar besueshmërinë një përgjimi të tillë kanë qenë të mëdha. Kusari-Lila s’kishte lënë studio televizive pa dalë për të mohuar kontaktin e saj me bosin e krimit në Veri. Diku thoshte se s’ka pasur fare kontakt, diku ndryshonte rrëfimin dhe pranonte që kishe biseduar me Radojiçiqin vetëm pasi Slavko Simiq ia kishte lëshuar në “interfon” në zyrë.

”Unë personalisht asnjëherë në jetë nuk e kam takuar. Unë nuk mund t’ia ndalojë Sllavko Simiq-it ta thërret Radojçiq-in. Ai ka lëshuar në interfon që ta dëgjojë për pakënaqësitë që ai i kishte me gjërat që ndodhnin në terren”, ishte arsyetuar Kusari-Lila në një deklaratë për Klan Kosova më 10 korrik 2023.

Vetëm dy ditë pas kësaj deklarate, Kusari-Lila në DPT te Fidani në T7 kishte mohuar edhe pretendimet e Slavko Simiq që kishte biseduar pesë herë në telefon me Radojiçiqin.

”Nuk është e vërtetë, le t’i qet 4-5 herë, vetëm një është”, kishte thënë Kusari-Lila më 12 korrik.

Megjithatë, një pjesë e shkurtër e bisedës së saj me Milan Radojiçiq që është publikuar më 3 qershor 2024 ka rrëzuar rrëfimin e Kusari-Lilës. Në këtë copëz bisede të saj me të sanksionuarin e SHBA-së kuptohet që Slavko Simiq ka qenë ndërmjetësuesi, megjithatë s’bëhet fjalë për bisedë të imponuar me Radojiçiqin përmes interfonit.

Në këto përgjime të reja që janë publikuar të hënën në Nacionale, Slavko Simiq, e telefonon Kusari-Lilën dhe i tregon që është bashkë me Milan Radojiçiqin, dhe më pas ia kalon Kusari-Lilës e cila pranon që të bisedojë direkt me të në telefon.

“Kolege, kam ardhë te Milani, dëgjohu me të”, e nis bisedën Simiq.

Kusari-Lila pranon pa kundërshtimin më të vogël duke thënë “Në rregull”.

Pas kësaj pason një bisedë me Milan Radojiçiq, ku Kusari-Lila i tregon Radojiçiqit që e ka përfunduar punën dhe që po niset për të shkuar në shtëpi.

Nuk dihet se për çfarë ka mundur të bisedoj Kusari-Lila në këtë bisedë me Milan Radojiçiq, meqë është publikuar vetëm kjo pjesë hyrëse e bisedës së saj me njeriun e listës së zezë të SHBA-së.

Por çfarë kishte thënë Simiq për përmbajtjet e bisedave të Kusari-Lilës me kryekriminelin e Veriut?

Në përgjimin e parë, Simiq pretendon se po të zbulonte përmbajtjen e bisedave të Kusari-Lilës me Milan Radojiçiqin, do t’i thyhej koka vetë shefes së deputetëve të VV-së, kryeministrit Albin Kurti dhe të gjithëve me radhë.

Simiq dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës që ke biseduar “pesë herë me Milanin”.

“Ti thua që ka sanksione nga administrata amerikane. Paramendo që dikush të jetë siç po thua ti që jemi, jo me sjellje si partnerë, pra të jemi të atillë që e inçizojmë këtë bisedë dhe që e lëshojmë në media, por po të them përsëri, nuk do të thyhej veç ty koka, por krejt Vetëvendosjes”, dëgjohet teksa Slavko Simic i drejtohet Kusari-Lilës.

Përgjimi ka nxitur reagimin e zyrtarëve të partive opozitare të cilët kanë kërkuar hetime pasi shefja e deputetëve të VV’së ka ka biseduar me një “terrorist të konfirmuar”.

Eksponentë të VV kanë qëndruar kryesisht e heshtur.

E zëdhënësi i këtij subjekti Arlind Manxhuka si përgjigje ka zgjedhur të përmend takimet e ish-krerëve të institucioneve me Radojiqin gjatë kohës sa i njëjti kishte qenë nënkryetar i Listës Serbe. Pa e përmendur Kusari-Lilën me emër, Manxhuka në fund të reagimit të tij të sotëm ka thënë se qytetari e di se ku ishte Lista Serbe dhe Radojiçiq para Qeverisë Kurti dhe ku janë sot.

“Trashëgimia e keqe e tyre nuk bëhet dot mëkat i yni. Ata që kanë bërë biznese, koalicione, qeveri e miqësi me Radoiçiqin nuk mund të na bëjnë gjyqin neve sot. Me neve Radoiçiq ikë maleve me bisht nën shalë, e nuk zë vend në karrigat e zyrës së Kryeministrit. Kjo është sa për përkujtim për të gjithë korin kritikues e akuzues që i kemi dëgjuar dje e sot. Tjerat i gjykon më së mirë qytetari. Ai më së miri e di se ku ishte Lista Serbe dhe Radoiçiq para qeverisë sonë, dhe ku janë sot”, ka shkruar Manxhuka.

Vetë Kusari-Lila deri më tani s’ka bërë ndonjë reagim.

JU REKOMANDOJMË

Qeveria i jep SHSKUK-së mbi 4.3 milionë euro për furnizim me barna

Zejnie Gashi ishte në automjet pranë shtëpisë së saj, u qëllua rastësisht në Prishtinë nga sherri mes dy grupeve
26/08/2026 - 23:01

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar në një mbledhje elektronike transferimin e 4,333,900 eurove për furnizimin me barna nga Lista e Barnave Esenciale në institucionet...

Më shumëDetails

“Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë
26/08/2026 - 22:54

OVL-UÇK nëpërmjet Ramadan Gashit i ka reaguar Nasim Haradinajt, i cili në “Frontal” të T7, tha se Hyseni Gucati “ka keqpërdorur fondet”. Në një adresim dërguar mediave, thuhet...

Më shumëDetails

“Ora e Pritjes” vendoset në Vushtrri, numërimi deri më 16 shtator

“Ora e Pritjes” vendoset në Vushtrri, numërimi deri më 16 shtator
26/08/2026 - 22:25

Platforma “Liria ka Emër” ka vendosur në sheshin “Adem Jashari” të Vushtrrisë “Orën e Pritjes”, një ekran që shënon numërimin e ditëve deri më 16 shtator, datë kur...

Më shumëDetails

Kurti: Nuk besoj se po e shkelim Kushtetutën, kush ka dyshime le t’i drejtohet Kushtetueses

BE reagon pasi Qeveria Kurti nuk ia përfilli thirrjen për të ndalur rrënimet te Ujmani: Jemi të shqetësuar
26/08/2026 - 22:15

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nuk beson se është shkelur Kushtetuta me moskonstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, apo...

Më shumëDetails

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra
26/08/2026 - 21:59

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje sipas një njoftimi për media janë marrë disa vendime. Vendimet e marra: – Miratuar...

Më shumëDetails

Akuzat e tmerrshme të Fatmir Shehollit kundër Thaçit, Albrightit dhe NATO-s – “Ata janë terr’oristë”

Akuzat e tmerrshme të Fatmir Shehollit kundër Thaçit, Albrightit dhe NATO-s – “Ata janë terr’oristë”
26/08/2026 - 21:46

Gazetari i luftës Paul Watson i Los Angeles Times më 17 maj të vitit 1999 kishte qëndruar për një reportazh në një fshat në veri të Kosovës. Atje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    352 Shpërndaje
    Shpërndaje 141 Tweet 88
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Ngriten dyshime për kurdisje”, Tenderi 200 mijë eurosh i KRU “Mitrovicës” për kamera dhe rrethoja përfundon në OSHP

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë