Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tetë parti shqiptare bashkohen në një listë: Shaip Kamberi prin “Koalicionin Shqiptar” për më shumë deputetë në Serbi

30/09/2026 - 21:26
në Lajme
A A
Kamberi kërkon për Preshevën tabela të veta të regjistrimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tetë parti politike shqiptare në jug të Serbisë janë bashkuar në një listë të përbashkët zgjedhore, të quajtur “Koalicioni Shqiptar”, me synimin për të siguruar përfaqësim më të madh në Kuvendin e Serbisë dhe për të adresuar problemet e komunitetit shqiptar.

Shaip Kamberi, lider i Partisë për Veprim Demokratik dhe përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se synimi është rritja e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Kuvend.

“Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike, pasi që në realitet e kemi atë, të jemi të përfaqësuar me një numër më të madh deputetësh në Kuvend, në mënyrë që të përpiqemi t’i zgjidhim problemet tona”, tha për Radion Evropa e Lirë Shaip Kamberi, lider i Partisë për Veprim Demokratik.

I pyetur se çfarë do të jetë baza e pjesëmarrjes së tyre, Kamberi tha se ajo do të jetë respektimi i marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet përfaqësuesve të shqiptarëve dhe Qeverisë së Serbisë.

“Jemi dakorduar që baza e kërkesave tona të jetë plani me shtatë pika, të cilin Qeveria e Serbisë e miratoi në qershor të vitit 2013, duke iu referuar marrëveshjeve të mëhershme, të cilat, me ndërmjetësimin e OSBE-së, janë nënshkruar ndërmjet përfaqësuesve të shqiptarëve dhe Qeverisë së Serbisë”, tha ai.

Plani me shtatë pika parasheh përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, rimëkëmbjen ekonomike të komunave të Luginës së Preshevës, përdorimin zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare shqiptare.

Ai parasheh gjithashtu decentralizimin në sistemin e drejtësisë, sigurinë dhe masat për ndërtimin e besimit, si dhe çështjet që lidhen me arsimin, mediat, kulturën, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale.

Listës së “Koalicionit Shqiptar” do t’i prijë Shaip Kamberi. Bartësi i dytë do të jetë nga Alternativa për Ndryshim, ndërsa i treti nga Partia Demokratike.

Sipas Kamberit, është arritur marrëveshje edhe për veprimin e përbashkët pas zgjedhjeve.

“Deputetët do të qëndrojnë së bashku dhe do të përpiqen që, me disa parti të tjera me të cilat na lidh veprimi i përbashkët, të formojnë grup parlamentar”, shtoi ai.

I pyetur për vlerësimin e Kurtit se shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet të kenë së paku pesë vende të garantuara në Kuvendin e Serbisë, Kamberi tha se përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Serbi luftojnë për një, më së shumti dy mandate, e në disa raste edhe për tre, duke vlerësuar se kjo është “shumë larg asaj se sa shqiptarë ka në Serbi”.

JU REKOMANDOJMË

Ramush Haradinaj fton shqiptarët në protestën e 1 tetorit

Ramush Haradinaj në mbështetje të protestës për UÇK-në në Strasburg
30/09/2026 - 21:21

Ish-Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ftuar shqiptarët që të bëhen bashkë më 1 tetor, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, në protestën kundër...

Më shumëDetails

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje(Foto)

Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit
30/09/2026 - 21:12

Sektori i Hetimeve të Prishtinës, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje që shihet në fotografinë e publikuar nga Policia...

Më shumëDetails

Nata e 15-të e protestës, “Bac s’u kry” vendoset në sheshin e Prishtinës

Nata e 15-të e protestës, “Bac s’u kry” vendoset në sheshin e Prishtinës
30/09/2026 - 21:00

Sonte është nata e 15-të e protestës në sheshin e Prishtinës, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në kuadër...

Më shumëDetails

“Ballë për ballë” – Gani Geci i përgjigjet Xhavit Halitit: Kur doni, kush po doni!

“Ballë për ballë” – Gani Geci i përgjigjet Xhavit Halitit: Kur doni, kush po doni!
30/09/2026 - 20:39

Gani Geci i është përgjigjur publikisht ftesës së Xhavit Halitit për një debat ballë për ballë me personat që janë kundër ish-krerëve të UÇK-së që u dënuan nga...

Më shumëDetails

Maqedonci pret ambasadorin gjerman, në fokus siguria dhe bashkëpunimi në mbrojtje

Maqedonci pret ambasadorin gjerman, në fokus siguria dhe bashkëpunimi në mbrojtje
30/09/2026 - 20:32

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë...

Më shumëDetails

Von der Leyen nesër në Kosovë, pritet me protesta

Von der Leyen: Gatishmëria e Hamasit është inkurajuese, duhet të shfrytëzohet momenti
30/09/2026 - 20:10

Pas qëndrimit në Shqipëri, gjatë ditës së nesërme Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë Kosovën. Mirëpo vizita e saj do të pritet me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    277 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 69
  • “Ballë për ballë” – Gani Geci i përgjigjet Xhavit Halitit: Kur doni, kush po doni!

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Media shqiptare: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë