
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është i mendimit se edhe Kosova edhe Serbia po punojnë që marrëveshja mes të dyja vendeve të dështojë.
“Të dy palët sot janë duke punuar që ta dështojnë marrëveshjen”, tha ai, në një intervistë për RTV 21.
Sipas tij, kryeministri Kurti e ka humbur momentumin duke sjell kështu edhe marrëveshje të papranueshme.
Haziri shtoi se ish-qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa nuk i premtoi asgjë palës serbe.
“Marrëveshja e parimeve 2015 e përmend edhe Gjykatën Kushtetuese e ka me nënshkrim të presidentit serb, edhe letrën e Mogherinit si shtesë dokument. Është ose skandal logjik ose reagim ndaj deklaratës”, shtoi ai, teksa komentoi një deklaratë të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi
“Nga pala serbe është thënë se atyre nuk iu intereson Kushtetuta e Kosovës, nuk i intereson as letra e Mogherini-t, iu intereson vetëm ajo që kanë marrë nga z. Isa Mustafa në vitin 2015 dhe z. Petkovic edhe i lexonte atë se çka kanë marrë nga z. Mustafa në vitin 2015, thoshte që kështu e duam ne asociacionin”, pati thënë njeriu i dytë i qeverisë.
E kjo deklaratë e Bislimit është reagim ndaj deklaratës së kryekuvendarit Konjufcës dhe jo ndaj tyre, vijoi Haziri.












