Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit Hovenier, ku tha se draft statuti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën dhe se Kurti është i gatshëm ta pranoj atë.Deputeti i VV-së, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Serbia nuk është e gatshme për nënshkrimin e marrëveshjeve.“Se është i gatshëm Kryeministri për nënshkrimin e marrëveshjeve e ka thënë edhe vet ai në Kuvendin e Republikës. Por çështja është se vetë pala tjetër, pra Serbia nuk është e gatshme për nënshkrimin e marrveshjeve”, tha Thaqi.Tutje tha se ashtu siç i është kërkuar Kosovës themelimi i Asociacionit, njësoj i është kërkuar edhe Serbisë njohja de fakto e Republikës së Kosovës.“E kanë thënë edhe nga faktori ndërkombëtarë se ashtu siç është kërkuar nga Kosova themelimi i Asociacionit, njëjtë është kërkuar nga Serbia njohja de fakto e Republikës së Kosovës, e që rrjedhimisht i bie përderisa nuk ka njohje të shtetësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka as themelim të Asociacionit, as pa kopetenca as me kompetenca ekzekutive”, tha Thaqi për Gazeta Blic.
Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...
Më shumëDetails










