Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Thellohet skandali: Në Jarinje e Bërnjak u dërguan policë me sëmundje kronike

20/12/2022 - 22:38
në Kryesore, Lajme
A A
Thellohet skandali: Në Jarinje e Bërnjak u dërguan policë me sëmundje kronike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për të patrulluar në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak janë dërguar policë të moshuar e të prekur nga sëmundjet kronike. Transportimi i të cilëve, në orët e mbrëmjes të së martës u mundësua nga misioni paqeruajtës, KFOR-i. Detaje për gjendjen shëndetësore të këtyre policëve për Insajderin ka dhënë kryetari i Sindikatës së Policëve, Imer Zeqiri.

Zeqiri konfirmoi për Insajderin se bëhet fjalë për policë të moshuar, të prekur nga sëmundje kronike, e gra police të cilat kanë fëmijë.

“Policët janë tërhequr sonte me asistim të KFOR-it. Këta policë kanë qenë më sëmundje kronike, jo policë që janë sëmurë aty apo prekur nga ndonjë sëmundje tjetër. Prej tyre janë 6 meshkuj, 3 femra, nëna që kanë fëmijë të vogël por kryesisht policët që janë tërhequr kanë qenë me sëmundje, me terapi dhe më të moshuar. Kjo ka qenë arsye pse ka kërkuar menaxhmenti që të tërhiqet stafi që të mos rrezikohet më shumë shëndeti i tyre”, ka thënë Zeka.

Kreu i Sindikatës ka theksuar se gjendja aktuale, pa ndërrime është duke u rënduar.

“Atje duhet patjetër me u bë ndërrimi, por kalohet 11 ditëshi po bëhet dita e 12 që nuk është bë ndërrimi i rregullte i policës dhe vërtetë në ambiente të tilla, bile edhe në ambiente më luksoze me qenë 12 ditë pa ndërprerë ditën e natën, është shqetësim i madh ne. Jemi duke bërë përpjekje për përmirësim të situatës”, potencoi ai.

I pyetur nëse të njëjtëve iu kanë munguar barnat, Zeka tha se “Ata janë kthyer në shtëpitë e tyre, nuk janë të shtruar në spital por për shkak se janë me sëmundje kronike dhe duke përdorë terapi është vendosur kështu. Terapia iu është dërguar dmth nuk iu ka munguar, të jemi të qartë këtu”.

Ka qenë KFOR-i që ka konfirmuar për transportimin e 9 policëve nga Veriu.

“KFOR-i është në kontakt të ngushtë me PK-në dhe për t’i përkrahur ata kemi transportuar me tokë 9 policë të cilët janë ndjerë të sëmurë”, ka thënë KFOR-i në një përgjigje për Kanal10.

Sindikata e Policisë i ka bërë thirrje urgjente Presidencës, Qeverisë, KFOR-it, EULEX-it dhe ambasadave të QUINT-it që të bashkërendojnë veprimet dhe “menjëherë të krijohen kushtet për lëvizje të lirë dhe zyrtarëve policorë t’ju bëhet ndërrimi”.

Nesër shënohet dita e 12 e barikadave në veri të Kosovës. Deri më tani, dihet se afër 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të bllokuar në Jarinje e Bërnjak./GazetaInsajderi

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë