Tifozat Kuq e Zi bëjnë thirrje për bojkot të ndeshjes ndaj Letonisë: “Kombëtarja po na përjashton”

Grupi i njohur i tifozëve shqiptarë, Tifozat Kuq e Zi (TKZ), ka reaguar ashpër ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), duke bërë thirrje për bojkot të ndeshjes kualifikuese ndaj Letonisë që do të luhet në Tiranë.

Sipas tyre, FSHF ka ndërmarrë hapa të qëllimshëm për t’i përjashtuar nga stadiumi dhe për t’i margjinalizuar në mënyrë politike, transmeton lajmi.net

TKZ thotë se ky nuk është rast i izoluar, por ndeshja e katërt radhazi ku ndihen të përjashtuar nga pjesëmarrja aktive si tifozë.