Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nuk hyn në listën e kryetarëve më të pasur.
I pari i Skenderajt pasuri të paluajtshme i ka dy banesa të blera në vlerë totale 110 mijë euro dhe tokë të trashëguar në vlerë prej 21 mijë eurove.
E pasuri të paluajtshme Nura e ka deklaruar një veturë “mercedes” në vlerë 11 mijë e 700 euro.

Ndërsa para të gatshme në bankë i ka deklaruar 6 mijë e 100 euro.
Ama kryetari po del të jetë edhe në borxhe.
Në detyrime financiare, Nura tha se i ka 30 mijë euro kredi për blerje banese, të cilat duhet t’i kthejë në afat kohor prej 4 vjetëve.
Ndërkohë që merr 20 mijë euro nga paga e tij dhe gruas të hyra vjetore.













