Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur vdekjen një djalë i ri nga Kosova, i identifikuar si Shpejtim Syla.
Shkolla e mesme e artit “Adem Kastrati” në Gjilan, ku i ndjeri kreu studimet, ka reaguar për humbjen e parakohshme të ish-nxënësit të saj.
Përmes një telegrami ngushëllimi, drejtuesit e institucionit arsimor shprehën dhimbjen e tyre të thellë. “I shprehim ngushëllimet tona më të ndjera familjes së Shpejtimt, miqve, mësimdhënësve dhe gjithë komunitetit të nxënësve, në veçanti bashkëmoshatarëve të tij,” thuhet në njoftim.

Në mesazhin e shkollës theksohet se Shpejtim Syla ndoqi mësimet për tri vite në degën e Pikturës, duke e finalizuar arsimin e mesëm në muajin maj të këtij viti. “Largimi i tij i hershëm nga kjo botë përfaqëson një humbje të madhe për familjarët dhe për të gjithë ne që patëm rastin ta njihnim. Shpirti i tij pushoftë në paqe!” shkruhet në deklaratën e shkollës.













