Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trajneri i Irlandës vlerëson lart Kosovën: Do të ishim të lumtur edhe me një barazim

23/09/2026 - 11:40
në Sport
A A
Trajneri i Irlandës vlerëson lart Kosovën: Do të ishim të lumtur edhe me një barazim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përzgjedhësi i Kombëtares së Irlandës, Heimir Hallgrimson, ka folur në konferencën për shtyp para përballjes ndaj Kombëtares së Kosovës, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Hallgrimson e ka vlerësuar lartë ekipin kombëtar të Kosovës para sfidës së parë të grupeve në Ligën e Kombeve, duke theksuar se do të ishte i kënaqur edhe me një barazim.

“Duke e njohur Kosovën për kaq shumë kohë, ne luajtëm kundër Islandës në ditët e para të ekipit kombëtar. Ishte e vështirë për analistin në atë kohë, kishte lojtarë të rinj që vinin”, ka thënë fillimisht Hallgrimson në konferencën për shtyp.

“Para së gjithash, jam impresionuar duke parë rritjen nga viti 2016, kur ishin të 190-të në renditjen e FIFA-s, sot janë në vendin e 78-të, kështu që kjo është një rritje e jashtëzakonshme. Shumë mirë për federatën këtu për mënyrën se si i kanë zhvilluar lojtarët e tyre”, shtoi ai.

“Padyshim që do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, të gjithë e dimë këtë. I kemi analizuar mjaft mirë dhe i kemi shqyrtuar pikat e tyre të forta, të cilat i kanë shumë. Do të ishim të lumtur të fillonit këtu edhe një barazim, ndeshja e parë e një turneu”.

“Sigurisht, gjithçka varet nga mënyra se si luajmë. Mendoj se lojtarët janë gati për këtë. Sigurisht, duhet të përqendrohemi në lojën kundër tyre. Kjo është një detyrë e vështirë për momentin. Por kur bëhet fjalë për ndeshjen, do të jemi plotësisht të gatshëm për atë që do të vijë”.

Trajneri i Irlandës foli edhe për lojtarët e Kosovës, duke i cilësuar si lojtarë cilësor, teksa veçoi sulmuesin Vedat Muriqi.

“Lojtari që duhet t’i kushtojmë vëmendje është Vedat Muriqi, golashënuesi i dytë në La Liga sezonin e kaluar, duke bërë paraqitje të mëdha. Po ashtu, ai shënoi katër gola javën e kaluar për Fenerbahçen. Gjithashtu, Fisnik Asllani është një lojtar i shkëlqyeshëm. Por Kosova ka në përgjithësi ekip të mirë të cilët luajnë në klube të mëdha si Juventusi, Besiktasi, Udinese”, përfundoi përzgjedhësi i Irlandës.

JU REKOMANDOJMË

Mbappe nën presion: Fushata për “Topin e Artë” mund t’i kushtojë

Mbappe nën presion: Fushata për “Topin e Artë” mund t’i kushtojë
22/09/2026 - 19:04

Fushata intensive mediatike e Kylian Mbappe për “Topin e Artë” mund të ketë efektin e kundërt nga ai që pritet. Gazetari Romain Molina pretendon se përpjekjet e shumta...

Më shumëDetails

Diferenca prej gjashtë pikësh mes Realit e Barçës, sjell një ‘paralajmërim’ nga historia për “Los Blancos”

Diferenca prej gjashtë pikësh mes Realit e Barçës, sjell një ‘paralajmërim’ nga historia për “Los Blancos”
22/09/2026 - 12:56

Diferenca prej gjashtë pikësh e Real Madridit ndaj Barcelonës vështirë se është e pakapërcyeshme në shtator, por historia tregon se sa e vështirë mund të bëhet detyra e...

Më shumëDetails

Francesco Totti i zbulon dy klubet e Serie A, që tentuan të nënshkruajnë me të si 48-vjeçar

Francesco Totti i zbulon dy klubet e Serie A, që tentuan të nënshkruajnë me të si 48-vjeçar
22/09/2026 - 12:55

Legjenda e Italisë dhe Romës, Francesco Totti, zbulon se Genoa dhe Como donin ta transferonin në moshën 48-vjeçare, shtatë vjet pas pensionimit të tij. Genoa dhe Como tentuan...

Më shumëDetails

Talenti 15-vjeçar kërkon largimin nga Manchester United, familja e tij sheh të ardhmen te gjigantët evropianë

Talenti 15-vjeçar kërkon largimin nga Manchester United, familja e tij sheh të ardhmen te gjigantët evropianë
21/09/2026 - 14:59

JJ Gabriel thuhet se ka kërkuar ndërprerjen e marrëveshjes me Manchester Unitedin, ndërsa familja e tij beson se zhvillimi i mëtejshëm i futbollistit mund të realizohet më mirë...

Më shumëDetails

Gjyqtari i derbit të Madridit rrezikon pezullimin, katër vendime të tij ngjallin polemika

Gjyqtari i derbit të Madridit rrezikon pezullimin, katër vendime të tij ngjallin polemika
21/09/2026 - 14:58

Miguel Ángel Ortiz Arias është vënë në qendër të kritikave pas derbit mes Atlético Madridit dhe Real Madridit. Sipas portalit të specializuar “Archivo VAR”, gjyqtari mund të mbetet...

Më shumëDetails

Xhaka e pranon: Kisha frikë ta merrja vaksinën

Granit Xhaka synon të shkruajë histori në EURO 2024 me Zvicrën
21/09/2026 - 12:37

Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, ka pranuar publikisht se ka kryer një testim të falsifikuar për COVID-19. Xhaka me këtë rast ka kërkuar falje për këtë ngjarje, përmes...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • A mund të ketë aktakuza të reja nga Specialja? Ja çfarë thotë avokati amerikan i Thaçit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Detaje mbi informacionet që Vlora Hyseni i dha Ergys Agasit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Policia gjermane shpall në kërkim të riun nga Vushtrria, dyshohet se privoi nga jeta një 15-vjeçar

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë