Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Transferimet më të bujshme të javës

01/07/2026 - 15:30
në Sport
A A
Transferimet më të bujshme të javës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Merkatoja verore po hyn në fazën më interesante, me disa transferime të rëndësishme të konfirmuara në futbollin evropian dhe amerikan.

Më poshtë janë lëvizjet më të spikatura të ditëve të fundit.

Martin Dubravka – nga Burnley te Tottenham (transferim i lirë)

Tottenham ka transferuar portierin me përvojë Martin Dubravka si lojtar i lirë, pas rënies së Burnleyt nga Premier League. Sllovaku pritet të jetë alternativa e dytë pas Antonin Kinskyt.

Robert Lewandowski – nga Barcelona te Chicago Fire (transferim i lirë)

Chicago Fire ka realizuar një nga goditjet më të mëdha të merkatos duke transferuar Robert Lewandowskin pa kosto. Sulmuesi polak pritet të debutojë më 16 korrik kundër Vancouver Whitecaps, ku mund të përballet me ish-bashkëlojtarin e tij te Bayern Munich, Thomas Muller.

Benjamin Cremaschi – nga Inter Miami te Parma (£3 milionë)

Parma ka aktivizuar klauzolën e blerjes për mesfushorin amerikan Benjamin Cremaschi. 21-vjeçari, që sezonin e kaluar luajti si huazim në Serie A, synon të ketë më shumë hapësira pas një sezoni të vështirë për shkak të dëmtimeve.

Michael Cuisance – nga Hertha Berlin te Lens (£4 milionë)

Lens ka transferuar mesfushorin francez Michael Cuisance nga Hertha Berlin për rreth 4 milionë paund. Ai pritet të zëvendësojë Adrien Thomasson, i cili është larguar drejt Rennes.

Alejo Veliz – nga Tottenham te Bahia (£7.5 milionë)

Sulmuesi argjentinas Alejo Veliz është transferuar përfundimisht te Bahia. Pas huazimeve te Sevilla, Espanyol dhe Rosario Central, ai i ka dhënë fund aventurës së tij te Tottenham.

Ansu Fati – nga Barcelona te Monaco (£9 milionë)

Monaco ka blerë përfundimisht Ansu Fatin për 9 milionë paund. Ish-talenti i madh i Barcelonës, që dikur trashëgoi fanellën me numrin 10 të Lionel Messit, firmosi kontratë katërvjeçare me klubin francez.

Alejandro Grimaldo – nga Bayer Leverkusen te Atletico Madrid (£19 milionë)

Atletico Madridi ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Alejandro Grimaldo. Spanjolli largohet nga Bayer Leverkusen pas tre sezonesh të suksesshme për t’iu bashkuar skuadrës së Diego Simeones.

Pascal Struijk – nga Leeds United te Brighton (£20 milionë)

Brighton ka gjetur zëvendësuesin e Jan Paul van Hecke duke transferuar Pascal Struijk. Mbrojtësi holandez ka firmosur kontratë pesëvjeçare.

Mathys Detourbet – nga Troyes te Manchester City (£21.5 milionë)

Manchester City ka transferuar talentin francez Mathys Detourbet nga Troyes. Megjithatë, ai pritet të huazohet menjëherë për të fituar më shumë eksperiencë.

Piero Hincapie – nga Bayer Leverkusen te Arsenal (£34.5 milionë)

Arsenali ka bërë të përhershëm transferimin e Piero Hincapies, pasi aktivizoi klauzolën e blerjes. Mbrojtësi ekuadorian zhvilloi 39 ndeshje sezonin e kaluar me “Topçinjtë”.

Nico Paz – nga Real Madrid te Como (£52 milionë)

Como ka arritur marrëveshje me Real Madridin për ta mbajtur Nico Paz në Itali. Mesfushori argjentinas, një nga zbulimet e Serie A sezonin e kaluar, do të vazhdojë të luajë nën drejtimin e Cesc Fabregas, ndërsa madrilenët ruajnë të drejtën për ta rikthyer në të ardhmen.

Jeremy Jacquet – nga Rennes te Liverpool (£60 milionë)

Liverpool ka finalizuar transferimin e mbrojtësit Jeremy Jacquet, marrëveshje e arritur që në shkurt. Francezi tashmë është bashkuar me skuadrën e Andoni Iraolës për fazën përgatitore.

Gonçalo Ramos – nga PSG te Milan (£60 milionë)

Milani ka realizuar transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit duke paguar 60 milionë paund për Gonçalo Ramos. Sulmuesi portugez largohet nga PSG për të marrë rolin e titullarit në “San Siro” nën drejtimin e Ruben Amorimit. /GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

E jashtëzakonshme, Donjeta Sadiku fiton ndaj boksieres serbe – merr medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare

E jashtëzakonshme, Donjeta Sadiku fiton ndaj boksieres serbe – merr medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare
27/08/2026 - 17:46

Donjeta Sadiku e ka fituar medaljen e parë të artë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Në finale, Sadiku fitoi ndaj boksieres nga Serbia, Kristina Kuluhovas, e...

Më shumëDetails

Amorim flet për Leaon, Tomorin, Fofanan dhe Gimenezin

Amorim flet për Leaon, Tomorin, Fofanan dhe Gimenezin
27/08/2026 - 14:46

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes ndaj Venezias, duke e prekur edhe situatën e disa lojtarëve që aktualisht janë...

Më shumëDetails

Lukaku në stol, Muriqi starton për Fenerbahcen në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Champions

Lukaku në stol, Muriqi starton për Fenerbahcen në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Champions
26/08/2026 - 20:27

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Lyonit dhe Fenerbahces, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kampionëve. Dueli i parë i luajtur në Stamboll u mbyll me...

Më shumëDetails

Donjeta Sadiku në finalen e Lojërave Mesdhetare, nesër lufton për medaljen e artë ndaj serbes Kuluhova

Donjeta Sadiku në finalen e Lojërave Mesdhetare, nesër lufton për medaljen e artë ndaj serbes Kuluhova
26/08/2026 - 20:25

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka siguruar finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, duke realizuar një tjetër paraqitje të shkëlqyer në ring. Sadiku triumfoi bindshëm në gjysmëfinale ndaj boksieres...

Më shumëDetails

Bruno Fernandes shpallet lojtari më i mirë i sezonit në PFA

Bruno Fernandes shpallet lojtari më i mirë i sezonit në PFA
25/08/2026 - 22:27

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes ka marrë një trofe të rëndësishëm në karrierën e tij. Portugezi, është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në kuadër të...

Më shumëDetails

Vjen zyrtarizimi, Nkunku i ribashkohet Leipzigut

Vjen zyrtarizimi, Nkunku i ribashkohet Leipzigut
25/08/2026 - 20:14

Christopher Nkunku ka bërë një lëvizje këtë merkato të verës. Francezi, u rikthye te ish-skuadra e tij, RB Leipzig duke synuar të rindez karrierën e tij. Marrëveshja do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    445 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 111
  • “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë