Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trefishohet numri i ushtarëve që e braktisën FSK-në, vetëm këtë vit u larguan 78 pjesëtarë

30/09/2022 - 15:52
në Kryesore, Lajme
A A
Trefishohet numri i ushtarëve që e braktisën FSK-në, vetëm këtë vit u larguan 78 pjesëtarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vetëm deri në muajin shtator të këtij viti, Forcën e Sigurisë së Kosovës e kanë lënë 68 ushtarë dhe 10 të tjerë rezervë – gjithsej 78 pjesëtarë. Kjo shifër është trefish më e madhe se numri i pjesëtarëve që ishin larguar në vitin 2019. Këto janë të dhënat që i ka siguruar gazeta Nacionale nga FSK-ja, bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike. Nacionale e sjell edhe rrëfimin e një ushtari që u largua nga ushtria e Kosovës në muajin prill.

Edon Morina për 12 vjet kishte shërbyer në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Përgjatë gjithë kësaj kohe, ai u gradua vetëm një herë. Kolegët e tij, brenda të njëjtës periudhë, u avancuan deri në katër herë. Për këto arsye e padrejtësi të tjera, Morina thotë se vendosi që ta braktiste ushtrinë e Kosovës.

Morina ka treguar se në FSK mungon mirëqenia për ushtarët dhe se kërkesat e ankesat e tyre asnjëherë nuk shqyrtohen.

“Gjithë kena shkru ankesa, qeky është problemi më i madh në FSK. Ankesa e një ushtari nuk merret parasysh, këtu është problemi. Sikur të ishte i formum një organ me tre persona nga jashtë, jo prej FSK-së, e që s’kanë asnjë interes prej kërkujt, me i shqyrtu këto ankesa, shumë më mirë do të ishte puna. Kërkush nuk i shqyrton këto ankesa. Ka pas mendime edhe më herët, por gradualisht janë tubu senet dhe në fund kam vendos me lanë”, ka treguar Morina.

Ai madje ka dhënë disa hollësi të padëgjuara më herët se si eprorëve të tyre nuk u bënte përshtypje fakti që ata po largohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Kurrë (nuk kanë tentuar të na ndalin). Ne kemi pasur rreshter-major të kazermës, i paguar me i motivu pjesëtarët. Ai qëllimisht ka thënë – kur ka thanë njani “kam me lanë, ky rreshteri ka thanë “aaa, se fort ia ninë FSK-së për ty. 100 si ti me e lanë, 100 FSK-ja i zëvendëson”. Paramendo, në vend se me motivu e me thanë “o zotëri, bëhet mirë, rregullohet, çka po të mungon e çka po të vynë ndihmë”, ka thanë “ti e lëshon e ai tjetri, 100 tjerë i gjejmë”, rrëfen më tutje ish-pjesëtari i FSK-së.

Edon Morina tregon se si është jeta e tij tash dhe për mallin që e ka ende për uniformën e ushtrisë.

“Jeta jem qetash është njëqindfish më e qetë. Te kisha dit, edhe më herët e kisha leshu – kur i kam pa padrejtësitë, sepse direkt nuk më ka bërë asgjë. E kam rritë eksperiencën, kam qenë në pozicion të mirë. Por çka u bëjshin të rinjëve, njerëzve që janë më të dobët, ajo është tmerr. Qaq shumë krenar jam që kam shërby, edhe jashtë saj jam krenar, e kam ble uniformën komplet me të gjitha pajisjet, i kam ble pajisjet veç me i pasë në shtëpi për qejf”, tregon ai.


Në fund, Edon Morina, ish-pjesëtar i FSK-së, ka kërkuar nga institucionet që të mos i neglizhojnë asnjëherë kërkesat e ushtarëve, sidomos atyre që janë të rinj.

Largime masive

Gazeta Nacionale, bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, i ka siguruar të dhënat nga Forca e Sigurisë së Kosovës në lidhje me largimet e ushtarëve. Ajo që mund të konstatohet qysh në fillim, është se, për dallim nga viti 2020, deri në muajin shtator të këtij viti është trefishuar numri i ushtarëve që janë larguar vullnetarisht nga ushtria.

Në vitin 2020, numri i ushtarëve që janë larguar vullnetarisht nga Forca e Sigurisë së Kosovës ishte 19. Vetëm një vit më pas, numri i tyre shkoi në 50. Kurse në vitin 2022, deri në këtë kohë, janë larguar vullnetarisht 68 pjesëtarë të FSK-së dhe 10 të tjerë rezervë. Pra, deri në muajin shtator, vetëm këtë vit janë larguar 78 ushtarë nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Bazuar në të dhënat e siguruara nga Nacionale, 52 pjesëtarë gjatë këtij viti janë larguar si pensionistë të rregullt, ndërsa katër të tjerë si pensionistë të parakohshëm. Dhjetë janë larguar me vendim të bordit disiplinor, një ka vdekur, kurse katër të tjerë janë shkarkuar.

Në përgjithësi, për të gjitha arsyet, pa dallim, të numëruara më sipër, FSK-ja në vitin 2022 ka 180 ushtarë më pak.

Largimet nga FSK-ja i ka konfirmuar edhe ish-pjesëtari Edon Morina. Ai tregon se vetëm në njësinë e tij, brenda muajit, ishin larguar pesë pjesëtarë.

“Numri që po largohet është i madh. Veç në njësinë time, për 15 ditë e kena lëshu tre vetë, për një muaj pesë. Unë mendoj që arsyeja kryesore është mos-mirëqenia e pjesëtarëve dhe nuk merren parasysh ankesat e kërkesat e tyre”, ka thënë Edon Morina.

Përveç për padrejtësi, një numër i madh i largimeve vullnetare kanë të bëjë edhe me emigrimin e ushtarëve jashtë vendit. Kjo çështje ishte paraqitur disa herë në Kuvend, por edhe në Komisionin për Siguri.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë