Skuadra e Trepçës ’89 ka shënuar fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës së Parë në futbollin kosovar.
Ekipi nga Mitrovica e ka mposhtur në shtëpi 2:1 Lirinë e Prizrenit.
Ardian Hasani ishte heroi i klubit mitrovicas me dy golat e shënuara.
Me këtë fitore, Trepça e Gani Sejdiut shkon në kuotën e katër pikëve, kurse Liria mbetet me tri pikë