Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trondit ish-banori i BB: Jam abuzuar për 7 vite nga fqinji

19/09/2025 - 14:12
në ShowBiz
A A
Trondit ish-banori i BB: Jam abuzuar për 7 vite nga fqinji
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

“Në moshë të vogël, kam qenë viktimë e një abuzimi për 7 vite rresht”,  kjo është deklarata tronditëse e gazetarit shqiptar dhe ish banori i BBA, Elton Tozaj.

Në një intervistë rrëqethëse, Tozaj ka treguar se jeta e tij në fëmijëri jashtë mureve të shtëpisë nuk ka qenë jeta që do donte një fëmijë.

Ai tregoi publikisht në Vizion Plus, për herë të parë se në moshë të vogël është abuzuar për 7 vite nga një “i fortë lagjeje”, me të cilin jetonin në të njëjtin pallat.

Gazetari tha se kjo dramë ndikoi negativisht për shumë vite në jetën e tij, duke e futur në një qorrsokak, ku shpesh konsumonte alkool dhe lëndë narkotike, pasi vetëm aty gjente pak qetësi.

Ai tha se personi që ka abuzuar me të për 7 vite rresht ka ndërruar jetë në vitin 1997.

Gazetari zbuloi se abuzuesi jetonte në të njëjtin pallata me të, ishte komshi që banonte në katin e katërt. Ai pohoi se në disa raste ka menduar t’i japë fund jetës.

“Jashtë mureve të shtëpisë nuk kam qenë aq i lumtur. Kam qenë fëmijë i shoqërueshëm, i dashur, kjo ka bërë që të jemë viktimë e një abuzimi për 7 vite rresht kur kam qenë i vogël. Unë e gjeja veten të mbrojtur vetëm te mami te babi, te vëllai, te kushërira. Nuk e dija se çfarë ishte, nuk e dija se çfarë kisha kaluar. Por është një gjë që e kam vuajtur shumë. Ka net që nuk fle, pasi ka skena në kokë që më kujtohen në atë kohë.

Nëse ka një njeri që më ka ndihmuar, edhe atëherë kur kam tentuar ti jap fund jetës, është nëna ime. Prandaj them që jam krenar dhe do të jem krah saj. Ka raste që më thotë bëj këtej që nesër pasnesër të mos jem. Unë kurrë nuk do ta lejoj që të iki mami para meje”, u shpreh gazetari.

JU REKOMANDOJMË

Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi

Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi
17/09/2026 - 20:39

Një detaj në paraqitjen e Leonora Jakupit në emisionin “Canape” tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u bë temë diskutimi në rrjetet sociale. Gjatë intervistës, këngëtarja u shfaq me...

Më shumëDetails

“I love Hashim Thaçi”, Grenell ndan foton e Bleonës pas vendimit të Hagës

“I love Hashim Thaçi”, Grenell ndan foton e Bleonës pas vendimit të Hagës
17/09/2026 - 19:11

Pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagimet nga figura publike kanë vazhduar në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë. Në mesin e reagimeve ka tërhequr vëmendje edhe ai...

Më shumëDetails

JLo “çmend” fansat me pamjen e saj, 57-vjeçarja ‘përvëlon’ pas palestrës

JLo “çmend” fansat me pamjen e saj, 57-vjeçarja ‘përvëlon’ pas palestrës
17/09/2026 - 10:40

Jennifer Lopez, 57 vjeçe, tërhoqi vëmendjen teksa u largua nga një palestër në Santa Monica, Kaliforni, duke ekspozuar linjat e saj në një veshje sportive të ngushtë. Këngëtarja...

Më shumëDetails

“Mos u bëni bajatica”, Vera Ora me këshillë për vajzat: “Jo një kafe, por një darkë të mirë me një gotë verë”

“Mos u bëni bajatica”, Vera Ora me këshillë për vajzat: “Jo një kafe, por një darkë të mirë me një gotë verë”
17/09/2026 - 10:39

Vera Ora, nëna e Rita Ores, ka ndarë një mesazh me ndjekësit e saj përmes një videoje të publikuar në Instastory, ku ka folur për mënyrën se si,...

Më shumëDetails

Dua Lipa reagon pas vendimit të Gjykatës Speciale – shpërndan shifrat e krimeve serbe në Kosovë

Dua Lipa reagon pas vendimit të Gjykatës Speciale – shpërndan shifrat e krimeve serbe në Kosovë
17/09/2026 - 08:42

Edhe Dua Lipa ka reaguar pas vendimit të shpallur në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, duke iu bashkuar figurave të njohura shqiptare...

Më shumëDetails

Verdikti i Specialës për ish-krerët e UÇK-së, reagon Endrit Thaçi

Verdikti i Specialës për ish-krerët e UÇK-së, reagon Endrit Thaçi
16/09/2026 - 22:20

Endrit Thaçi, djali i Endrit Thaçit, ka reaguar, pas verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg, pakënaqësia për këtë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    236 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë