Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump dhe Kosova, çfarë marrëveshje kishte negociuar në vitin 2020 dhe a do t’i kthehet asaj

07/11/2024 - 15:46
në Kryesore, Lajme
A A
Trump dhe Kosova, çfarë marrëveshje kishte negociuar në vitin 2020 dhe a do t’i kthehet asaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në mandatin e parë (2017-2021), të Donald Trump si President i SHBA’ve, një kapitull e zënë edhe raportet Kosovë – Serbi. Sikur edhe administrata para tij, Trump e kishte emëruar një emisar për këtë punë. Asokohe, Trump, që u rizgjodh si President i 47’të i SHBA’ve të martën që shkoi, detyrën ia kishte besuar Richard Grenellit, ish -ambasador i SHBA’së në Gjermani, që edhe tani pritet të jetë në një pozitë të lartë në Trump II.

Gjatë qeverisjes së Trump, një marrëveshje historike ishte përgatitur për t’u nënshkruar në atë kohë nga presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, megjithatë aktakuza e Gjykatë Speciale kundër ish-shefit politik të UÇK-së kishte shkaktuar telashe për përpjekjen e Administratës Trump për një sukses të politikës së jashtme në Ballkanin Perëndimor.

Pavarësisht kësaj, Grenell s’kishte ndalur përpjekjet për jetësimin e një marrëveshje Kosovë-Serbi që do të firmosej në Zyrën Ovale. Për këtë kishte ftuar në Shtëpi të Bardhë, atë kohë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka firmosur marrëveshjen dhe në të njëjtën kohë i kishte siguruar Kosovës njohjen historike nga Izraeli.

Por çfarë tjetër përmbante ajo marrëveshje dhe a do të synojë administrate e re e Trump për ta jetësuar, duke qenë se për këto katër vite të Biden në pushtet s’është bërë presion për Kosovën dhe Serbinë që marrëveshja të implementohet.

Më 4 shtator 2020, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishin nënshkruar marrëveshjen e cila ishte emëruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Më poshtë janë pikat e përmbajtjes së marrëveshjes së nënshkruar nga pala kosovare:

Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen për autostradën Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt, 2020.

Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen e hekurudhave Beograd-Prishtinë të nënshkruar më 14 shkurt, 2020. Për më tepër, të dyja palët do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.

Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto:

-Autostradën e paqes

-Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare

-Lidhjen hekurdhore Nish-Prishtinë

-Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

-Projekte shtesë dypalëshe

-Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar.

Të dyja palët do të hapin dhe operacionalizojnë objektin në pikëkalimin e përbashkët kufitar Merdare.

Të dyja palët do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vtit 2019 dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet nga ajo.

Të dyja palët do t’i njohin diplomat dhe certifikatat profesionale të njëra-tjetrës.

Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë.

Të dyja palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku tashmë ka pajisje të tilla, të dyja palët angazhohen për heqjen e tyre dhe përpjekje tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur.

Të dyja palët do të rrisin kontrollin e pasagjerëve ajrorë, ndarjen e informacioneve midis njëra-tjetrës dhe brenda kornizës së përgjithshme të bashkëpunimit me SHBA-në në Ballkan, dhe do të angazhohen për përditësime teknologjike, për të luftuar aktivitetet keqdashëse, duke zbatuar dhe operacionalizuar sistemet e siguruara nga SHBA-ja, për kontroll dhe informacion, përfshirë: PISCES, APIS, ATS-G dhe SRTP.

Të dyja palët zotohen se do të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare, duke përfshirë edhe rifillimin e komunikimit ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, që janë të lidhura me Kishën Ortodokse Serbe, si dhe vazhdimin e kthimit të pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave hebreje që nuk i ka kërkuar askush.

Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dyja palët angazhohen që të përcaktojnë një pikë kontakti, që do t’i udhëheqë këto përpjekje brenda ministrive të tyre respektive dhe do t’i koordinojë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe do t’i përditësojë të dhënat për numrin e rasteve të zgjidhura dhe ato që janë në proces, çdo vit.

Të dyja palët do të punojnë me 69 vendet, të cilat homoseksualietin e konsiderojnë si krim, që ta dekriminalizojnë.

Të dyja palët zotohen ta shpallin Hezbollahun organizatë terroriste dhe t’i përmbushin në tërësi masat për të kufizuar operacionet e Hezbollahut dhe aktivitetet financiare nën juridiksionin e tyre.

Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë.

Kosova (Prishtina) dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin.

Zhvillimet post-Trump dhe Marrëveshja Ohër-Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili kishte ardhur në pushtet më 14 shkurt 2021 pas një armiqësimi të skajshëm me administratën e Donald Trump kishte thënë se s’do ta dërgojë Marrëveshjen e Uashingtonit në Kuvendin e Kosovës për miratim. Madje kishte paralajmëruar edhe rishqyrtim të marrëveshjes me Izraelin për çështjen e zhvendosjes së Ambasadës së Kosovës.

Nga Administrata Biden ishte thënë se do të shtyhej përpara Marrëveshja e Uashingtonit, megjithatë përveç studimit të fizibilitetit të Ujmanit, s’ka pasur ndonjë zhvillim tjetër domethënës në raport me implementimin e Marrëveshjes së Uashingtonit.

Pas ardhjes së Biden në pushtet, pozita e emisarit presidencial s’ishte përtërirë dhe dialogu Kosovë-Serbi i ishte lënë në portfolio zv.ndihmës Sekretarit të Shtetit. Uashingtoni s’përfshihej direkt si gjatë administratës Trump dhe kompetencat për dialogun i ishin lënë plotësisht në dorë Bashkimit Evropian. Për gati katër vite, negociata Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje tjetër ligjërisht obligative e arritur në Ohër dhe Bruksel me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, e cila marrëveshje është edhe zyrtarisht pjesë e rrugës integruese të të dy shteteve. Në këtë marrëveshje Kosova do të duhet të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, gjë që është kërkuar me ngulm nga SHBA dhe BE përgjatë gjithë këtyre viteve.

Pritet të shihet se cila do të jetë qasja e administratës së re Trump ndaj procesit të dialogut Kosovë-Serbi, nëse Uashingtoni do të bëjë presion për implementimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër apo nëse Trump do të provojë ringjalljen e Marrëveshjes së Uashingtonit për ta implementuar./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Gazetari i FAZ ironizon me një faqe “Rumania e guximshme”: Keni frikë ta njihni Kosovën e vogël, qesharake, por fakt

Gazetari i FAZ ironizon me një faqe “Rumania e guximshme”: Keni frikë ta njihni Kosovën e vogël, qesharake, por fakt
08/05/2026 - 13:20

Gazetari i FAZ, Michael Martens, ka ironizuar me një faqen në rrjetin social “X” e cila quhet “Rumania e Guximshme”. Kjo faqe ka publikuar një qëndrim të MPJ-së...

Më shumëDetails

Haxhiu dekreton ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Haxhiu dekreton ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes
08/05/2026 - 13:10

UD. së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka dekretuar shpalljen e një sërë ligjesh të rëndësishme për qytetarët dhe për Republikën. Haxhiu tha se disa prej tyre...

Më shumëDetails

A do të jetë kandidat për deputet? Flet Rrustem Mustafa pas rikthimit në PDK

A do të jetë kandidat për deputet? Flet Rrustem Mustafa pas rikthimit në PDK
08/05/2026 - 13:00

Ish-deputeti i PDK-së për dy legjislatura, Rrustem Mustafa i njohur si Komandant Remi, është rikthyer përseri në ”shtëpinë” e tij të vjetër politike, në Partinë Demokratike të Kosovës....

Më shumëDetails

Bajqinovci thotë se Osmani shkoi në LDK për pozitë: Njejtë edhe me Kurtin, kur nuk e mori pozitën u largua

Bajqinovci thotë se Osmani shkoi në LDK për pozitë: Njejtë edhe me Kurtin, kur nuk e mori pozitën u largua
08/05/2026 - 12:52

Ish-deputeti i LVV’së, Mefail Bajqinovci, ka shkruar lidhur me bashkëpunimin e fundit në mes të LDK’së dhe Vjosa Osmanit. Sipas Bajqinovcit, s’mund të huhet që Osmani po rikthehet...

Më shumëDetails

Kryeprokurori Blerim Isufaj dhe drejtori Sami Istrefi takohen me Todd Hendricks dhe John Cotton Richmond

Kryeprokurori Blerim Isufaj dhe drejtori Sami Istrefi takohen me Todd Hendricks dhe John Cotton Richmond
08/05/2026 - 12:17

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar një takim me personalitete të njohura amerikane dhe ndërkombëtare nga fusha e drejtësisë, sundimit të ligjit...

Më shumëDetails

Një mjek dhe një punëtore shëndetësore sulmohen nga qentë endacakë në QKUK

Një mjek dhe një punëtore shëndetësore sulmohen nga qentë endacakë në QKUK
08/05/2026 - 12:03

Dy punëtorë shëndetësorë janë sulmuar nga qentë endacakë sot në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Drejtori i Klinikës së Emergjencës, Naser Syla ka thënë për gazetën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Alarm në “Viva Fresh” të Xhevdet Rexhepi – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore, njëra shtatzënë

    Alarm në “Viva Fresh” të Xhevdet Rexhepi – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore, njëra shtatzënë

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Arrestohet ish-kandidati për kryetar të Prishtinës

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Emona Center hap pikën e saj më të re në Ferizaj (VIDEO)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë të arrestuarit në aksionit e sotëm të Krimeve Ekonomike, raportohet se katër prej tyre janë policë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë