Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i jep pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare

08/10/2026 - 09:25
në Lajme, Ndryshe
A A
U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i jep pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qamile Metan Marra, 117-vjeçarja shqiptare që është bërë e njohur si një prej grave më të moshuara në botë, do të përfitojë një pension të posaçëm shtetëror.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, pas vëmendjes së madhe që mori historia e saj në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Marra, e lindur më 19 gusht 1909, u bë e njohur për publikun pasi gazetari Blendi Fevziu publikoi historinë e saj. Sipas të dhënave të bëra publike, ajo është dy ditë më e madhe se gruaja që aktualisht konsiderohet nga rekordet Guinness si më e moshuara në botë.

Historia e 117-vjeçares tërhoqi shpejt vëmendjen në rrjetet sociale dhe në mediat e huaja, ndërsa një prej elementeve që u komentua ishte edhe mënyra e saj e ushqyerjes. Nëna Qamile ka treguar se në dietën e saj ndër vite kanë qenë të pranishme ushqime të thjeshta, përfshirë lakrat, fasulet dhe produktet e bulmetit.

Ajo ka punuar për rreth 35 vite në kooperativën bujqësore dhe deri tani përfitonte një pension prej rreth 7,700 lekësh.

Pas publikimit të historisë së saj, çështja mbërriti edhe në Këshillin e Ministrave, i cili ka vendosur t’i akordojë një shtesë pensioni të posaçëm shtetëror.

Sipas vendimit, Qamile Metan Marra do të përfitojë një shtesë në masën e dhjetëfishit të pensionit social. Megjithatë, shuma e pensionit të saj, së bashku me përfitimet e tjera të parashikuara nga ligji dhe shtesën e re, nuk mund të kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. QAMILE METAN MARRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Qamile Metan Marra, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

JU REKOMANDOJMË

Ambasada Gjermane organizon pritje në Prishtinë për “Ditën e Bashkimit”

Ambasada Gjermane organizon pritje në Prishtinë për “Ditën e Bashkimit”
08/10/2026 - 09:21

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë organizon sot një pritje me rastin e “Ditës së Bashkimit Gjerman”. Ngjarja do të mbahet duke filluar nga ora 18:00,...

Më shumëDetails

“Nuk po e prekim drejtësinë”, Hoxha shpjegon nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen

“Nuk po e prekim drejtësinë”, Hoxha shpjegon nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen
08/10/2026 - 09:04

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka folur për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova,...

Më shumëDetails

Mot i ngrohtë dhe me diell sot, temperaturat nga 22 deri në 25 gradë Celsius

Mot i ngrohtë dhe me diell sot, temperaturat nga 22 deri në 25 gradë Celsius
08/10/2026 - 08:46

Kosova gjatë ditës së sotme, do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, veçanërisht gjatë ditës. Sipas parashikimit të motit, temperaturat minimale do të...

Më shumëDetails

Hasani: Protestat masive të qytetarëve e detyruan Kurtin të lëshoj pe për Ligjin për Specialen

Hasani: Protestat masive të qytetarëve e detyruan Kurtin të lëshoj pe për Ligjin për Specialen
08/10/2026 - 08:36

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka hedhur poshtë pretendimet se Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente në mënyrë jokushtetuese. Ai është shprehur i bindur se presidentja e re...

Më shumëDetails

Murtaja një armë biologjike në Rusi? Përgjigjet Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll

Murtaja një armë biologjike në Rusi? Përgjigjet Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll
08/10/2026 - 08:17

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka komentuar situatën e përhapjes së dyshuar të murtajës në Rusi. I pyetur nëse murtaja në Rusi mund të jetë krijuar si armë...

Më shumëDetails

BE-ja e quan shqetësuese, Gjermania “thellësisht të shqetësuar”, Haga nuk komenton ndryshimet për Specialen

BE-ja e quan shqetësuese, Gjermania “thellësisht të shqetësuar”, Haga nuk komenton ndryshimet për Specialen
08/10/2026 - 08:12

Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë reaguar të mërkurën ndaj ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Të shumtë ishin ata që e uruan Shiroka-Pulën, por Arta Bajrami del me një kërkesë për presidenten e re

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pulës tregon anën e panjohur të presidentes së re

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1087 Shpërndaje
    Shpërndaje 435 Tweet 272

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë