Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U la jashtë kryesisë së LDK-së, flet për herë të parë Arben Gashi

24/04/2026 - 21:51
në Lajme
A A
Gashi: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë për ata që mendojnë se rregullat vlejnë vetëm për të tjerët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka folur për situatën aktuale politike në vend, lënien jashtë kryesisë së kësaj partie, rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK e zgjedhjet e ardhshme.

Ai në një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin, tha se ka qenë vendim i kryetarit që ai të mos jetë në kryesi por që problemi është se a ka qenë statuare apo jo ky veprim.

“Nuk ka qenë e rëndësishme në fakt qenia apo mosqenia në kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është një institucion i respektuar i LDK-së ku merren vendime ekzekutive, është një organizim i ri për të cilin kryetari aktual i LDK-së e ka parë si të arsyeshme që të jetë ashtu, unë nuk kam problem me këtë pjesë. Kam problem me pjesën se a është statutare apo nuk është veprimi, besoj se duhet t’i japë legjitimitet Këshilli i përgjithshëm kryesisë”, ka thënë ai.

Gashi ka treguar se si vepron Këshilli i Përgjithshëm për kryesinë.

“Statuti parasheh që me propozim të kryetarit dy të tretat e kryesisë i propozon kryetari dhe një të tretën e propozon këshilli dhe e miraton këshilli. Nuk ka një trup tjetër që mundet me zgjedhë kryesinë e partisë, por është çështje të cilën tashmë nuk mundemi me bërë shumë temë sepse po shkojmë drejt zgjedhjeve dhe është çështje e organizimit të brendshëm politik”, është shprehur ish deputeti.

Sipas tij, me këtë çështje nuk ia vlen të merret më shumë.

Por, thotë se ia vlen të merret me atë se si LDK të bëhet parti fituese.

“Ia vlen me u marrë shumë se si LDK të bëhet fituese, si LDK të bëhet parti garuese dhe konkurruese në zgjedhjet e ardhshme dhe cili është orientimi strategjik i LDK-së. Këto janë temat me të cilat duhet të merremi realisht, sepse në fund të fundit një parti politike është organizim vullnetar i njerëzve të cilët kanë këndvështrime dhe interesa të përbashkëta politike, mbi bazën e të cilave ata rrugëtojnë bashkë”, ka vlerësuar Gashi.

Ai ka dhënë dhe mendimin e tij për kryesinë e re.

“Kjo mbetet të shihet në rezultate dhe në mënyrën e organizimit të partisë. Ata njerëz të gjithë që i njoh, që kanë qenë nëpër betejat ndryshe politike, disa të suksesshëm, disa të pasuksesshëm. Por nuk ka të bëjë kjo me individin, ka të bëjë me sistemin dhe procesin. Pra, sistemi i LDK-së ka kohë që nuk po funksionon dhe nuk po arrin me kapitalizuar votën në favor të LDK-së dhe pastaj orientimi politik dhe strategjik i LDK-së është ajo që duhet të na bashkojë pa marrë parasysh në funksionet ku jemi apo mund të jemi. Me rëndësi është në kuadër të organizimit të LDK-së të vendosen njerëzit aty ku mundin me e dhënë maksimumin e tyre në funksion të zhvillimit të tyre politik dhe në funksion të zhvillimit politik të partisë. Pra, kjo është një menaxhim që duhet t’i kishte partia, të cilin unë e shoh si të domosdoshëm për partinë. Vendosja e njerëzve në pikat ku ata japin maksimumin e tyre, rrallë që të kapitalizojmë politikisht për vete dhe për partinë dhe bashkërisht të zhvillojmë përpara partinë dhe Kosovën. Pra, kjo është ajo mënyrë qysh unë e shoh organizimi politik të LDK-së”, ka deklaruar Arben Gashi.

Po ashtu, ai ka folur për selektimin si është bërë për të qenë pjesë e kryesisë.

“Nuk i kthehem pyetjes për kryetarin e partisë i cili ka bërë atë propozim. Ka kriterë balancues rajonale të degëve, afërsisë politike e tjerë e tjerë. Po”, ka shtuar tutje.

“Mendoj se është nënvlerësuar shumë, por si duket pritet në një ribashkim tjetër që të lihet hapësira për disa persona të tjerë që mund të vijnë nga kjo zonë. Por në përgjithësi ato balancat e brendshme partiake kësaj radhe nuk janë respektuar shumë, por ta shohim. Kjo bëhet një luftë për rezultat zgjedhor dhe ne duhet të angazhohemi të gjithë për një rezultat zgjedhor për LDK-në dhe pastaj edhe për individët brenda LDK-së dhe të shohim rezultatin final”, ka thënë Gashi.

JU REKOMANDOJMË

Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE

Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE
16/10/2026 - 17:29

Komisonarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka thënë se, Ukraina është ndër vendet që po shënon përparim të madh në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian....

Më shumëDetails

Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

Foto: Faton Peci, Kushtrim Mehaj dhe Ylber Shamolli
16/10/2026 - 17:12

Më 15 qershor 2026 Veriu.info kishte raportuar se si dyshohej se Komuna e Mitrovicës po tenton për ta kurdisur një tender në vlerë prej 3 milionë euro për...

Më shumëDetails

Komandanti i ri i KFOR’it takon shefin e ushtrisë serbe në Beograd, ai i thotë se “serbët në Kosovë s’ndihen të sigurt”

Komandanti i ri i KFOR’it takon shefin e ushtrisë serbe në Beograd, ai i thotë se “serbët në Kosovë s’ndihen të sigurt”
16/10/2026 - 17:10

Komandanti i ri i KFOR’it, Roberto Vergori, është takuar në Beograd me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq. Në njoftimin e ushtrisë serbe, temë...

Më shumëDetails

Dy policë pezullohen për përdorim të dhunës ndaj protestuesve

Dy policë pezullohen për përdorim të dhunës ndaj protestuesve
16/10/2026 - 17:03

Policia në Shqipëri ka njoftuar se dy policë janë pezulluar për përdorim të dhunës joproporcionale ndaj protestuese në Tiranë. Sipas njoftimit pezullimi është bërë menjëherë pas publikimit të...

Më shumëDetails

Ngritet aktakuzë ndaj mërgimtarit që kërkoi push’katimin e Haradinajt

Ngritet aktakuzë ndaj mërgimtarit që kërkoi push’katimin e Haradinajt
16/10/2026 - 16:50

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për kanosje dhe nxitje të përçarjes ndaj mërgimtarit që kishte kërkuar pushkatimin e Ramush Haradinajt. Sipas aktakuzës, i pandehuri më 12.08.2026, rreth orës...

Më shumëDetails

Dibra i bashkohet protestave – goditet makina e policisë, shoqërohen me forcë disa të rinj

Dibra i bashkohet protestave – goditet makina e policisë, shoqërohen me forcë disa të rinj
16/10/2026 - 16:39

Edhe të rinjtë në Dibër i janë bashkuar tubimeve që po zhvillohen në disa qytete të vendit. Marshimi në qytetin e Peshkopisë ka nisur nga pedonalja e qytetit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Hashim Thaçi me mesazh nga Haga për Fidan Jupollin (Video)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë