Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U përplasen kryetarët, Lladrovci: Ishalla s’e çon Zoti dikë me më shty ose godit sepse nuk e dimë ku përfundojmë

10/10/2024 - 18:49
në Kryesore, Lajme
A A
U përplasen kryetarët, Lladrovci: Ishalla s’e çon Zoti dikë me më shty ose godit sepse nuk e dimë ku përfundojmë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Kuvendin e sotëm vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka pasur tensionim të situatës, ku në pamjet e publikuara nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, shihen disa persona, në mesin e të cilëve vetë Rahimaj, pastaj Erden Atiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut, që shihet teksa shtyn bashkë me Rahimajn një person tjetër.

Rahimaj, në postimin e tij në Facebook, tha se Asociacioni i Komunave ka degraduar në tërësi.

E pas kësaj, ka thirrur konferencë për media kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke thënë se janë të pritshme tollovitë e tilla të krijuara nga metodat e Vetëvendosjes me tendenca siç tha, të heqjes së vëmendjes nga rënia e lirë e tyre në Drenas dhe në gjithë Kosovën.

“Kjo sot ka qenë më shumë për ta vendosur në lajthitje krejt kuvendin dhe për ta mbuluar një gjë që e ka bërë tashmë Vetëvendosja – shpifjen, mashtrimin, rrenën, mospunën, korrupsionin dhe të gjitha ato që i shihni përditë në Kosovë”, deklaroi ai.

Ne pyetjen se a është e vërtetë që e ka shtyrë fizikisht kryetarin e Kamenicës, Lladrovci u shpreh: “Unë shpesh herë them që jam bulldozher dhe kush me del përpara e marr pas vetes, por nuk është e vërtetë që e kam shtyrë. Unë kam kërkuar nga ta sepse sikur ata kanë të drejtë të dalin të pengojnë zhvillimet e punimeve të kuvendit, edhe ne që jemi shumica kemi të drejtë t’u themi largohuni dhe na lëshoni ne ta mbajmë kuvendin, sepse ne i kemi lënë punët tona sot nëpër komuna për të shkuar për ta mbajtur kuvendin”.

“Unë kam dëgjuar në media që ne kemi pasur edhe konfrontim fizik, por unë jam mirë, nuk e di që e kam goditur ose shtyrë dikë, nuk kam nevojë, ishalla s’e çon Zoti dikë me më shty ose godit sepse nuk e dimë ku përfundojmë”.

“Ata janë mësuar që rrenat e veta t’i besojnë dhe pastaj të mendojnë që po i besojnë edhe qytetarët e të tjerët. Nuk guxon kurrë askush me m’dërgu fjalë fyese ose kërcënuese, askush, dhe asnjë kryetar i komunave të Kosovës. Nuk po them që s’mundet, por nuk guxon. Unë kam integritet, unë nivelin e lartë nuk i fali me m’ofendu dikush sepse nuk ia kam bo kërkujt punën me m’sha ose me m’ofendu, Zoti mos e bëftë”, përfundoi Lladrovci.

JU REKOMANDOJMË

Përkundër kalimit të afatit kushtetues, Kurti kërkon përsëri kohë shtesë

Përkundër kalimit të afatit kushtetues, Kurti kërkon përsëri kohë shtesë
08/08/2026 - 12:26

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar sërish kohë shtesë për bisedime me kryetarët e partive të tjera për presidentin. Në nisje të seancës konstituive kur ai...

Më shumëDetails

“M*ta, m*ta”, Time Kadrijaj sulmon me vezë Albin Kurtin (Video)

“M*ta, m*ta”, Time Kadrijaj sulmon me vezë Albin Kurtin (Video)
08/08/2026 - 12:26

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka propozuar emër për kryetar të Kuvendit në seancën konstituive. Ai ka kërkuar kohë shtesë për të shmangur mundësinë e shkuarjes...

Më shumëDetails

Burim Ramadani – deputetëve: Joseriozitet total, a ju ka dalë malli i keq këto ditët e fundit?

Ramadani: Haradinaj po bën punë të mirë në Amerikë, anëtarësimi në NATO është mbi gjithçka
08/08/2026 - 12:14

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka reaguar pasi seanca e Kuvendit nuk ka filluar ende. Ramadani ka kritikuar deputetët për “joseriozitet total”, duke pyetur...

Më shumëDetails

Haziri: Shpresoj që sot t’u jepet shans zgjidhjeve politike për normalizimin e Kuvendit

Haziri: Shpresoj që sot t’u jepet shans zgjidhjeve politike për normalizimin e Kuvendit
08/08/2026 - 11:59

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke thënë se grupi parlamentar i LDK-së do të mblidhet gjatë...

Më shumëDetails

Gruda e citon Kushtetutën: Brenda 30 ditësh duhet të përfundojë konstituimi, është e shkruar si e zeza në të bardhë

Gruda e citon Kushtetutën: Brenda 30 ditësh duhet të përfundojë konstituimi, është e shkruar si e zeza në të bardhë
08/08/2026 - 11:41

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se sot vetëm se është duke u shkelur Kushtetuta e Kosovës, meqë është dita e 31-të dhe e konstituimi është dashur...

Më shumëDetails

Haradinaj: Jemi në një situatë të re dhe të rrezikshme

Haradinaj: Nëse nuk ndërrohet qeveria Kurti, do të kemi “probleme” me administratën Trump
08/08/2026 - 11:39

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar para seancës konstituive të Kuvendit se Kosova është futur në një situatë të re kushtetuese, pasi, sipas tij, është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Policia në veri zbulon armë e eksploziv në banesën e pjesëmarrësit në sulmin e Banjskës dhe pajisje ushtarake në një kanal afër stacionit policor

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gruda paralajmëron ndryshime te PDK-ja: Prej nesër do të ndërtojmë një strategji të re

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Lamtumirë, Lorik” – familja me fjalë prekëse pas aksidentit fatal të kosovarit me motoçikletë në Shqipëri

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kurti i shkruan Hamzës, ia ofron PDK-së këtë pozitë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë