Pak ditë më parë në shtypin rozë u komentua për një prishje të raportit të treshes së “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodian Mihajt, Elijona Binakajt dhe Londrim Mekajt.
Ky i fundit u tha se ka hatërmbetje ndaj dy ish-banorëve, ndonëse në shtëpinë e famshme kanë qenë miq të ngushtë.
Ata u fotografuan së bashku duke kaluar kohë të mirë në eventin e Taynës në Prizren.
Duket se angazhimet e njëri-tjetrit kanë bërë që të kenë distancë e të mos takohen më shpesh.

Londrimi momentalisht po punon në albumin e ri, ku vetëm pak ditë më parë solli këngën e re “After Party”.
Klodi dhe Elijona nga ana tjetër kanë qenë të përfshirë më shumë në përmbajtje, si influencerë.
Sidoqoftë, rëndësi ka që gjërat e tyre profesionale po ecin drejt hapave të mirë.














