Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025, e tashmë kanë filluar të përmenden emra të ndryshëm si kandidatë për deputet në legjislaturën e ardhshme.
Në media u raportua se dega e LDK-së në Vushtrri ka nominuar si kandidatë për deputet ish kryetarin e komunës, Xhafer Tahirin, dhe deputeten nga kjo komunë Rrezarta Krasniqi.
Gazeta Online Veriu.info u ka dërguar pytje dy emrave të apostrofuar, por që asnjëri nga ta nuk është përgjigjur nëse janë nominuar si kandidatë për deputet.
Ata kanë vendosur të heshtin për një çështje të tillë./Veriu.info/