Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ua keqpërdori raportin duke i lidhur mediat me Serbinë e Rusinë, Platforma Hibrid i reagon Dimal Bashës

19/08/2024 - 12:33
në Kryesore, Lajme
A A
Ua keqpërdori raportin duke i lidhur mediat me Serbinë e Rusinë, Platforma Hibrid i reagon Dimal Bashës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Platforma për kontroll të fakteve, Hibrid.info, ka reaguar pasi deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, përdori një raport të tyre dhe sulmoi mediat në Kosovë.

Hibrid ka thënë se pjesa ku Basha thotë se mediat po e ndihmojnë Rusinë dhe Serbinë në keqinformim nuk është pjesë e raportit të tyre.

Pra, ky është koment i vetë Bashës dhe jo gjetje e raportit.

“Duke përdorur njërin prej grafikoneve të raportit dhe disa statistika të përmendura në të, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka bërë një publikim në llogarinë e tij në Facebook. Në fund, deputeti Basha ka shtuar një fjali që nuk është pjesë e raportit. Ky koment i tij më pas është publikuar si lajm në disa media”, thuhet në reagimin e Hibrid.

“Për shkak të hapësirës së lënë për keqinterpretim dhe interesimit të mediave për këtë çështje, hibrid.info sqaron se pjesa e publikimit të deputetit Basha: “dhe kjo na tregon se Serbia dhe Rusia janë aktive në vendin tonë dhe po punojnë shumë për të keqinformuar publikun për cfarëdo vendimi të Kryeministrit, por pa lënë anash mediume në shqip që po e ndihmojnë Serbinë e Rusinë në këtë keqinformim”, është koment personal i deputetit dhe nuk është pjesë e raportit “Prapa Ekraneve: Raport vjetor për gjendjen e çrregullimit informativ”.

Po ashtu Hibrid ka thënë se shifrat që i ka paraqitur Basha nuk përputhen me të dhënat e raportit që ata kanë publikuar javën e kaluar.

Basha ka thënë se 67% e 818 artikujve janë vlerësuar si dezinformata, ndërsa në raportin e hibrid.info, thuhet se 21% e përmbajtjeve keqinformuese nga 818 sosh, janë vlerësuar si “dezinformatë”, e jo 67% siç pretendohet nga Basha.

Ndërsa, në përmbajtjet e vlerësuara si “dezinformatë” (21%), 37% janë nga fusha e sigurisë e 30% nga politika.

“Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “gabim”.”

JU REKOMANDOJMË

“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar

“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar
15/08/2026 - 19:50

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Avdirrahman Gashi, i cili u arrestua nën dyshimin...

Më shumëDetails

‘‘Mundësi për konflikt fizik’’, Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren, kaq është puna

‘‘Mundësi për konflikt fizik’’, Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren, kaq është puna
15/08/2026 - 19:32

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka quajtur skandaloz arsyetimin e kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, i cili u arsyetua se nuk po e thërret seancën pasi, sipas tij,...

Më shumëDetails

Perandoria e kullave me para të pista: Nga tenderët e manipuluar te baste ilegale, pse po hetohet Shkëlzen Betaj nga SPAK

Perandoria e kullave me para të pista: Nga tenderët e manipuluar te baste ilegale, pse po hetohet Shkëlzen Betaj nga SPAK
15/08/2026 - 19:09

Hetimet e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK-ut kanë vënë në shënjestër Shkëlzen Betajn, ish-zëvendësdrejtori i Hipotekës së Tiranës, i cili brenda pak vitesh nga zyrtar shtetëror...

Më shumëDetails

Abdixhiku shkëputet pak nga politika, publikon foto me vajzat nga bjeshkët e Istogut

Abdixhiku shkëputet pak nga politika, publikon foto me vajzat nga bjeshkët e Istogut
15/08/2026 - 18:59

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një foto me vajzat e tij nga bjeshkët e Istogut. Abdixhiku në postimin e tij ka shkruar ‘’nën...

Më shumëDetails

Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti përfundon në kanal, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti përfundon në kanal, shoferi dërgohet me urgjencë në spital
15/08/2026 - 18:55

Një aksident është shënuar këtë mesditë në Rrugën e Kombit, në afërsi të qytetit të Kukësit. Mësohet se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka...

Më shumëDetails

Besim Dina propozohet për president të vendit: Ja nga kush dhe pse

Besim Dina propozohet për president të vendit: Ja nga kush dhe pse
15/08/2026 - 18:30

Kosova po i afrohet afatit kushtetues që paracakton përfundimin e mandatit të ushtrueses së detyrës së presidentit, Albulena Haxhiut, derisa partitë politike ende nuk kanë një marrëveshje se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Armë të gjata, revole”, Policia jep detaje se çka iu gjet Hazirajt gjatë arrestimit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Bllokada politike, PDK merr një vendim!

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë