Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Perandoria e kullave me para të pista: Nga tenderët e manipuluar te baste ilegale, pse po hetohet Shkëlzen Betaj nga SPAK

15/08/2026 - 19:09
në Lajme
A A
Perandoria e kullave me para të pista: Nga tenderët e manipuluar te baste ilegale, pse po hetohet Shkëlzen Betaj nga SPAK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hetimet e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK-ut kanë vënë në shënjestër Shkëlzen Betajn, ish-zëvendësdrejtori i Hipotekës së Tiranës, i cili brenda pak vitesh nga zyrtar shtetëror është shndërruar në një nga investitorët më të mëdhenj të ndërtimit në vend. Betaj dhe rrjeti i tij i ortakëve dyshohet se po përdorin projekte ndërtimi për të pastruar para me origjinë nga veprimtari të shumta kriminale dhe korruptive.

Hetimet përfshijnë verifikimin e dosjeve të regjistruara në ZVRPP Tiranë, tjetërsimin e pronave gjatë kohës që Betaj shërbente në Hipotekë, si dhe përfitimet nga tenderët publikë të manipuluar.

Paratë që ushqejnë këtë rrjet dyshohet se rrjedhin nga rrjetet e basteve ilegale (si p.sh. linjat “CR7” dhe “333”), call-center-at mashtruese, trafiku i lëndëve narkotike dhe skemat e shitblerjes së votës.

Roli i “kumbarit”: Në dosjet hetimore përmendet emri i kryetarit të PSD-së, Tom Doshi, si figura kyçe që qëndron prapa orientimit të këtyre fondeve drejt ndërtimit dhe kontrollit mbi ndarjen e fitimeve.

Projektet kryesore dhe mungesa e transparencës:

Kompanitë e përfshira, si “SIAN Buildings Albania”, “Lunor” dhe “Ultra-Tech” (e kontrolluar nga vëllezërit Sinanaj), kanë siguruar leje për pesë kulla dhe komplekse luksoze, ndonëse disa prej tyre janë regjistruar me një kapital minimal prej vetëm 100 mijë lekësh dhe pa deklaruar bilance financiare:

Kulla 25-katëshe në bllokun e ambasadave në Tiranë (mes Rrugës së Kavajës dhe Rrugës së Durrësit).

“Taylor of Tirana” në zonën e Ali Demit, e cila lidhet drejtpërdrejt me paratë e basteve ilegale dhe përdor skema paralelesh shitjeje për të qarkulluar para jashtë sistemit bankar.

Kompleksi 18-katësh në Velipojë me pishina e infrastrukturë turistike, si dhe dy projekte të tjera polifunksionale që arrijnë deri në 35 kate në kryeqytet.

Pavarësisht se BKH ka dërguar materialet në SPAK dhe dosjet ndodhen në sirtarët e hetuesve, punimet në këto kulla vazhdojnë pa u penguar, ndërsa autoritetet po vijojnë krehjen e pasurive të paluajtshme të lidhura me këtë rrjet, raporton Pamfleti.

JU REKOMANDOJMË

Mijëra kosovarë drejt Shqipërisë edhe këtë fundjavë

Mijëra kosovarë drejt Shqipërisë edhe këtë fundjavë
15/08/2026 - 20:04

Edhe kjo e shtunë ka shënuar një fluks të hyrjeve të qytetarëve të Kosovës në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion bregdetin shqiptar për pushime. Sipas...

Më shumëDetails

“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar

“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar
15/08/2026 - 19:50

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Avdirrahman Gashi, i cili u arrestua nën dyshimin...

Më shumëDetails

‘‘Mundësi për konflikt fizik’’, Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren, kaq është puna

‘‘Mundësi për konflikt fizik’’, Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren, kaq është puna
15/08/2026 - 19:32

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka quajtur skandaloz arsyetimin e kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, i cili u arsyetua se nuk po e thërret seancën pasi, sipas tij,...

Më shumëDetails

Abdixhiku shkëputet pak nga politika, publikon foto me vajzat nga bjeshkët e Istogut

Abdixhiku shkëputet pak nga politika, publikon foto me vajzat nga bjeshkët e Istogut
15/08/2026 - 18:59

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një foto me vajzat e tij nga bjeshkët e Istogut. Abdixhiku në postimin e tij ka shkruar ‘’nën...

Më shumëDetails

Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti përfundon në kanal, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti përfundon në kanal, shoferi dërgohet me urgjencë në spital
15/08/2026 - 18:55

Një aksident është shënuar këtë mesditë në Rrugën e Kombit, në afërsi të qytetit të Kukësit. Mësohet se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka...

Më shumëDetails

Besim Dina propozohet për president të vendit: Ja nga kush dhe pse

Besim Dina propozohet për president të vendit: Ja nga kush dhe pse
15/08/2026 - 18:30

Kosova po i afrohet afatit kushtetues që paracakton përfundimin e mandatit të ushtrueses së detyrës së presidentit, Albulena Haxhiut, derisa partitë politike ende nuk kanë një marrëveshje se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Armë të gjata, revole”, Policia jep detaje se çka iu gjet Hazirajt gjatë arrestimit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Bllokada politike, PDK merr një vendim!

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë