Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, ku në rend dite është miratimi i deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.
Para nisjes së seancës, Rugova tha se deputetët e LDK-së do ta koordinojnë qëndrimin pasi ta shqyrtojnë tekstin e deklaratës.
“Ta shohim. Jemi duke shkuar në mbledhjen e grupit parlamentar dhe do të shohim. Patjetër duhet me votu, vetëm ta shohim qysh po koordinohet teksti”, u shpreh ai.
Rugova foli edhe për situatën politike në vend, duke theksuar se është e rëndësishme të zgjidhet presidenti i Kosovës dhe të shmangen zgjedhjet e reja.
“Po presim të shkojmë në takim. Mirë është me u zgjedh presidenti i Kosovës, t’i shmangim zgjedhjet për hir të popullit të Kosovës dhe për hir të miqve tanë ndërkombëtarë”, tha Rugova. /Indeksonline/












