Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Uzurpimin e hapësirës publike të UP-së nga bizneset private”/HEB’s nuk merr parasysh shqetësimet e studentëve, deklarohen për Veriu.info: Ne do të vazhdojmë punën

10/11/2022 - 17:45
në Kryesore, Lajme
A A
Studentët gjuajnë me ngjyrë lokalet Missini dhe Heb’s tek parkingu i ri në Prishtinë, e quajnë uzurpim të hapësirës publike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist sot ka organizuar aksion revoltues duke gjuajtur me ngjyrë lokalet Missini dhe Heb’s tek parkingu nëntokësor në hapësirën e Universitetit të Prishtinës.

Gazeta Online Veriu.info ka kontaktuar me aksionarin e Heb’s, Arbër Brahimi, i cili ka thënë se lokali vazhdon të punojë.

Po ashtu Brahimi ka thënë se nuk e konsiderojnë uzurpim të hapësirës publike veprimtarinë e tyre biznesore mbi parkingun nëntokësor.

“Është krijuar një keqkuptim pasi studentët kanë kundështuar komplet parkingun nëntokësor që është ndërtuar në këtë hapësirë” – ka thënë Brahimi.

Studentët kanë kundështuar hapjen e lokaleve Missini dhe Heb’s në këtë hapësirë ku më parë ka qenë parku përballë Fakultetit Filologjik.

Ata e kanë konsideruar uzurpim të hapësirës publike në interes të bizneseve private dhe kanë kërkuar që kjo hapësirë t’u kthehet studentëve.

Komunikata e plotë e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist:

Kjo është komunikatae plotë e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist:

Sot u bëmë bashkë studente/ë dhe aktiviste/e për të denoncuar dhe kundërshtuar uzurpimin e hapësirës publike të UP-së nga bizneset private dhe për t’iu treguar atyre që janë të padëshirueshëm këtu.

Aty ku sot janë bizneset private dhe një parking, dikur ishte një park publik. Tash këtu ka beton e uzurpim. Këto biznese që po i shohim mbrapa nesh janë këtu përkundër vullnetit tonë e në dëmin tonë. Tri vite më parë, Komuna e Prishtinës kishte filluar gërryerjen e hapësirës, për të nisur kështu një proces të privatizimit, frytet e së cilës po i shohim sot.

Uzurpimi i parkut të UP-së përveç që shënon një ndërhyrje të egër në hapësirën publike, tregon edhe një ndërhyrje tjetër për ta varfëruar edhe më tej xhepin e studentëve. Ne veç se jemi në dijeni që studentët janë ndër kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, me pak mbështetje shtetërore, me kushte të dobëta financiare e trajtim të padinjitetshëm. E privatizimi i mëtejmë i çdo shërbimi, duke përfshirë këtu edhe ushqimin, veç sa do ta varfërojë edhe më tej studenten e studentin. Ne duam që ushqimi dhe sherbimet tjera brenda kampusit të na sigurohen si shërbime publik në kuadër të UP-së e jo të përdoremi si mjet për rritje të të hyrave të bizneseve.

Për ne, është e papranueshme dhe do duhej të ishte edhe e jashtëligjshme që të vazhdohet kjo që është duke i ndodhë UP-së. Privatizimi i hapësirave publike të UP-së duhet të ndalet. Edhe ato pak hapësira gjelbërta publike të cilat kanë qenë në shfrytëzim të studentëve të UP-së tash janë duke u plaçkitur nga sektori privat. E kjo duhet të ndalet. Nuk mund të lejojmë që çdo gjë që i takon publikes të vihet në shërbim të përfitimeve të bizneseve. Nuk mund të lejojmë që kampusi ynë t’i ipet bizneseve private.

Sot me anë të këtij aksioni kërkojmë që:

1. Parku publik të na kthehet dhe të ndalohet kjo vjedhje e çdo cepi që i takon publikes -Komuna e Prishtinës ta ndërprejë këtë eksperiment që po bëhet në kurrizin tonë.

2. UP-ja, profesoriati dhe përfaqësuesit e studentëve të marrin qëndrim dhe ta kundërshtojnë këtë të keqe është duke na i përbi hapësirat publike;

3. Shërbime publike, të përballueshme për studentët/et brenda UP-së.

Ne po e theksojmë që këto biznese janë të padëshiruara për ne si studentë. Ky kampus na takon neve dhe jo bizneseve private.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë