Gazetari kosovar ka komentuar fotografinë e kryetarit të Mitrovicës, Bedrit Hamza, me familjen e tij, duke thënë se Hamza ka fëmijë të edukuar, modestë dhe familje të kujdesme e të respektuar në rrethin e tyre që i njohin më së miri ata në shkollë apo kojshi të lagjes, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka thënë se karakteri i vërtetë i politikanëve vrehet mé së miri tek fëmijët e tyre.
Postimi i plotë:
Nese doni ti kuptoni politikanët se çfare janë në të vërtetë, e jo çka flasin vetëm shikojani familjen. Kjo i zhveshë nga retorika ditore e llafet politike të ditës.
Përpos familjes, karakteri i vërtetë i politikanëve dhe jo vetëm në Kosovë, por gjithkah vërehet mas miri te fëmijët e tyre.
Bedri Hamza është një prej politikanêve që ka fëmijë të edukuar, modestë dhe familje të kujdesme e të respektuar në rrethin e tyre që i njohin më së miri ata në shkollë apo kojshi të lagjes, dhe kjo nuk mund të ju rrej.
Po e them me sinqeritet që ky është një sekret, që mund ta analizoni edhe vet ju, dhe të kuptoni përtej asaj që thuhet në debate, TV e tubime partiake.
#albanologji #PDK #BedriHamza













