
Gazetari dhe analisti politik Valon Syla i ka reaguar shkrimeve të gazetës Nacionale që kohët e fundit përmes disa shkrimeve e cilëson atë showman dhe kaotik, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas Sylës Nacionalja e Buzhalës ka filluar të merret me psikoanalizë.
Ai ka thënë se është showman por jo edhe katoik, sipas tij kaotik është Buzhala pasi çdo 6 muaj ndërron qëndrim.
Postimi i plotë i Sylës:
Ja paska nisë Nacionalja e Buzhalēs me u marrë me psikoanalizë. Me gjasë ata gazetarët e PSD’së aty që po mundohen me rigjetë vetën tash duke bo profile bashke me do filizofa të ri që më paskan përcaktuar si ‘Kaotik’ e Showman. Pse po silleni si arbitër? Kush ja u dha, ose si e fituat këtë vend juve?
Përpara, më shajshit si militant i VV’së, tash si gazetarë të Buzhalës. Por një gjë e keni shumë të pasaktë.
Valon Syla është edhe showman, por jo kaotik.
Qëndrimet e mia janë konsistente. Kaotik është Buzhala që çdo 6 muaj e ndryshon qëndrimin.
Kur më përdorni për klika, së paku mundohuni me ja qëllu najherë.










