Analisti Valon Syla ka reaguar pasi djali i Jakup Krasniqit, Altini, iu bashkua PDK-së.
Ai ka thënë se Altini sot ka dëshmuar dy fakte të forta dhe emocionale.
Postimi:
Bravo Altin Krasniqi. Më befasove për të mirë. Në kohën kur shumë tjerë po lëvizin dhe i luajnë vendet… Ti tregove dhe i dëshmove dy fakte po aq sa të forta edhe emocionale sot…
Për PDK’n që gjeneza e krijuesit e vet dhe themeluesit janë bashkë më shumë se që ja merr mendja dikujt.
Por edhe ata që janë në betejën në Hagë atje bashkë me babën tond, Jakup Krasniqin, janë bashkë sikur në ditën kur e nisën luftën dhe rezistencën kundër Serbisë e Jugosllavisë…
Sikur bashkë kur e themeluan Shtetin e Kosovës dhe e shpallën Pavarësinë…
Paç fat e suksese…












