Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vazhdon gjykimin ndaj 11 të personave që akuzohen se hodhën granata dore në lokalet “Missini” dhe “Rizza Hair Sallon”

04/03/2024 - 21:40
në Kryesore, Lajme
A A
Vazhdon gjykimin ndaj 11 të personave që akuzohen se hodhën granata dore në lokalet “Missini” dhe “Rizza Hair Sallon”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në gjykimin ndaj 11 të akuzuarve, të cilët po ngarkohen se si grup kriminal, në qershor 2022 hodhën granata dore në lokalet “Missini” dhe “Rizza Hair Sallon”, prokurori special Burim Çerkini do të bëjë ndarjen e bisedave që janë relevante sipas raporteve të përgjimeve të telekomunikimeve edhe të përfshira në transkriptë.

Në këtë rast të akuzuar janë: Lundrim Beqiri, Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqit, Valdrin Beqirit, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Fidan Cakolli, Adnan Murtezi, Gentrit Ismajli, Diar Raçi dhe Egzon Cakolli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, në këtë seancë mbrojtësja e të akuzuarit Gentrit Ismajli, avokatja Teuta Zhinipotoku ka reaguar sërish për shkak se nuk iu lejua të ulet pranë të mbrojturit të saj.

“Vallahin gjyqtare m’fal po s’muj mu ul.. A ka drejtësi në këtë vend, veç te di. Sinqerisht mos me kanë në gjendje mu ul pranë klientit të vet, pse kanë këta të drejtë, e unë s’kom të drejtë, nuk osht që po du qëllimisht me ba këtë zhurmë”, tha Zhinipotoku.

Pas këtij reagimi, zyrtarët policor i kanë mundësuar avokates që të ulet pranë të mbrojturit të saj.

Tutje, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Suzana Çerkini ka refuzuar propozimin e mbrojtësit të të akuzuarit Arianit Pllana, avokatit Agron Curri për dëgjimin e dy dëshmitarëve me arsyetimin se gjykata konsideron se i akuzuari Pllana gjatë seancës gjyqësorë para trupit gjykues kishte deklaruar rrejshëm nën betim.

Po ashtu, në këtë seancë është dëgjuar dëshmitari Shkëlqim Salihi i cili tha se të akuzuarit Lundrim Beqiri, Valdrin Beqiri dhe Arianit Pllana i ka shokë.

Ai tha se lidhur me rastin e shpërthimit që kishte ndodhur në lokalin “Missini”, në Mitrovicë kishte dëgjuar vetëm përmes portaleve të nesërmen.

I njëjti ka thënë se nuk i kujtohet nëse Arianit Pllana kishte qenë tek banesa e tij dhe ka mohuar të ketë pasur njohuri që shokët e tij kanë qenë të dyshuar lidhur me këtë shpërthim.

Më pas, seanca ka vazhduar me administrimin e provave materiale nga prokurori special Burim Çerkini ku i akuzuari Adhurim Krasniqi ka reaguar duke kërkuar që të dëgjohen të gjitha telefonatat dhe jo vetëm sekuencat e ndara.

Po ashtu, edhe mbrojtësja e tij, avokatja Albulena Ukimeraj ka kërkuar që të njëjtat të dëgjohen të gjitha meqenëse i mbrojturi i saj e kërkon një gjë të tillë.

Mirëpo, gjykatësja Çerkini tha se me qëllim që kjo çështje të mos zvarritet meqenëse të akuzuarit gjenden në paraburgim, të vazhdohet tutje.

“Kështu që shikone cilën doni me dëgju dhe ne e dëgjojmë”, tha ajo.

Tutje, mbrojtësit e të akuzuarit kanë reaguar se ata nuk posedojnë po ashtu aktvendimin për fillimin e hetimeve.

Lidhur me këtë, prokurori Çerkini tha se Kodi i Procedurës Penale i obligon që aktvendimi t’i dorëzohet vetëm gjyqtarit të procedurës paraprake dhe se ky aktvendim nuk është provë që të lexohet gjatë seancës gjyqësore.

Të ngjajshme

Iu drejtua gjykatëses me “A je mirë zonja gjyqtare”,…

29 Jan, 2024, 17:07

Deklarohen të pafajshëm 11 të akuzuarit që si grup kriminal…

3 Mar, 2023, 16:36

Kurse, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Suzana Çerkini bëri të ditur se ekziston aktvendimi për fillimin e hetimeve, ashtu që më 1 qershor 2022 janë filluar hetimet për të pandehurin Arianit Pllana dhe gjatë zhvillimit të hetimeve kishte pasur biseda me persona NN të cilat pasi që janë zbuluar, janë zgjeruar hetimet.

Ajo tha se kjo kërkesë do t’i dorëzohet mbrojtësit të të akuzuarit Pllana, avokatit Curri pasi që i njëjti ka të bëjë me vepër penale deklarime i rremë duke pasur parasysh se kjo vepër duhet të gjykohet në procedurë të mbyllur, duke obliguar avokatin që të mos e ndaj të njëjtin me të tjerët.

Më pas, pas përpjekjes që të procedohet me CD sipas raportit të përgjimit të telekomunikimit, zyrtari i IT-së ka thënë se ka shumë inicime dhe të njëjtat janë shumë shkurtra, e po ashtu nuk përputhen datat e tyre.

Pas kësaj, prokurori Çerkini tha se për shkak të korrektësisë, ai do të bëjë ndarjet e inicimeve që janë në transkriptë dhe që përfshihen të akuzuarit prezent.

Trupi gjykues, ka aprovuar këtë kërkesë duke obliguar prokurorinë që të bëjë ndarjen e bisedave që janë relevante apo pastrimin bisedave sipas raporteve të përgjimeve të telekomunikimeve edhe të përfshira në transkriptë.

“Obligohet prokurori që brenda një afati të arsyeshëm të bëjë precizimin e bisedave që janë relevante ashtu siç janë në transkripto”, ka thënë në fund gjykatësja Çerkini.

Kurse, mbrojtësja e të akuzuarit Gentrit Ismajli, avokatja Teuta Zhinipotoku ka thënë se kanë pushuar të gjitha kushtet për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të mbrojturit të saj.

“Nëse është e nevojshme ne edhe dorëzani ofrojmë që me siguru që i mbrojturi im ka qenë prezent në çdo seancë që gjykata e cakton”, tha ajo.

Avokatja Zhinipotoku tha se janë në gjendje të ofrojnë 10 mijë euro dorëzani me garancion që i mbrojturi i saj të paraqitet në çdo seancë.

Po ashtu, edhe mbrojtësi i të akuzuarit Adnan Murtezi, avokati Mentor Neziri ka konsideruar se i mbrojturi i tij nuk mund të ndikoj në dëshmitar për shkak se të gjithë janë dëgjuar dhe nuk ka asnjë dyshim se mund të ndikoj në prova materiale.

Këto propozime u refuzuan nga trupi gjykues pas kundërshtimit nga prokurori special Çerkini për shkak të peshës dhe mënyrës së kryerjes së veprave penale dhe bashkëpunimit mes të akuzuarve.

“Për Prokurorinë Speciale, masa e paraburgimit është e domosdoshme”, ka thënë prokurori Çerkini.

Sipas aktakuzës së ngritur 24 shkurt 2023, të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” lidhur me veprat penale, veprimet përgatitore për veprën penale “Vrasje e rëndë”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe veprën penale “Detyrimi”

Ndërsa i akuzuari Lundrim Beqiri po akuzohet edhe për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Detajet nga aktakuza mund t’i gjeni KËTU. /BetimipërDrejtësi.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Vuçiq e përqesh Këshillin e Evropës: Organizatë që s’vendos për asgjë, nëse Kosova pranohet ndoshta ne dalim nga aty
Lajme

Vuçiq paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri: Pjesa më e madhe e pajisjeve është blerë në fshehtësi

21/06/2025 - 01:11
Pjesa veriore e Mitrovicës sot mbetet pa ujë, shkak punimet në rrjetin e ujësjellësit
Kryesore

Pjesa veriore e Mitrovicës sot mbetet pa ujë, shkak punimet në rrjetin e ujësjellësit

21/06/2025 - 01:06
Hakerat iranianë mesazh kërcënues për Shqipërinë: Kemi të drejtë të godasim kampin në Manzë
Kryesore

Hakerat iranianë mesazh kërcënues për Shqipërinë: Kemi të drejtë të godasim kampin në Manzë

21/06/2025 - 01:00
Kriza në LDK-në e Vushtrrisë – Vetëshpallja e Xhafer Tahirit si kandidat thellon përçarjet
Kryesore

Kriza në LDK-në e Vushtrrisë – Vetëshpallja e Xhafer Tahirit si kandidat thellon përçarjet

20/06/2025 - 23:00
SHBA buxhet historik për ushtrinë, pothuajse 1 trilion dollarë, Trump: Shumë para, por duhet t’u bëjmë ballë forcave të errëta
Lajme

Trump: Duhej të më jepnin çmimin Nobel për dialogun Kosovë – Serbi

20/06/2025 - 22:20
Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është detyrim
Kryesore

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është detyrim

20/06/2025 - 22:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Telekomi: Gjykata Komerciale urdhëroi kthimin e 4.4 milionë eurove që i mori përmbaruesi privat për “Z-Mobile” të Blerim Devollit

    Telekomi: Gjykata Komerciale urdhëroi kthimin e 4.4 milionë eurove që i mori përmbaruesi privat për “Z-Mobile” të Blerim Devollit

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Pezullohet përkohësisht vendimi që ndalonte regjistrimin e automjeteve me gjoba

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Të gjata 25 metra dhe peshojnë 2.3 tonë, Irani sulmon Izraelin me raketat Sejil

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Gardianët që u zunë duke shtënë me armë për qejf nuk ndëshkohen, disa prej tyre avancohen

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë