Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka dhënë detaje tjera për punëtorin që vdiq në vendin e punës në Istog në një fermë për kultivimin e peshqve, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën e peshqve në Istog
Sipas dëshmitarëve viktima kishte qenë në ndërrimin e natës dhe i njejti ishte gjetur në dysheme të objektit.
“ Raportohet se në vendin e tij të punës është gjetur pa shenja jete viktima m/k. Sipas dëshmitarëve viktima kishte qenë në punë në ndërrimin e natës dhe i njëjti ishte gjetur i shtrirë në dysheme të objektit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti dhe trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.













