Vedat Muriqi është prezantuar si lojtar i ri i Fenerbahçes.
Sulmuesi kosovar është rikthyer te skuadra turke, derisa sonte ka arritur në stamboll, ku është pritur nga drejtuesit e klubit dhe tifozë të shumtë.
31-vjeçari u transferua nga skuadra e Mallorcas, për shumën prej 15 milionë euro.
“Pirati” pati një sezon fantastik në La Liga, duke shënuar 23 gola, dy më pak se Kylian Mbappe, që ishte golashenuesi më i mirë në kampionnatin spanjoll./IndeksOnline/













