Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vëllai i princeshës Diana: Mbreti Charles dukej jashtëzakonisht i gëzuar natën e vdekjes së saj

19/09/2026 - 08:09
në Ndryshe, ShowBiz
A A
Vëllai i princeshës Diana: Mbreti Charles dukej jashtëzakonisht i gëzuar natën e vdekjes së saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Charles Spencer, vëllai i princeshës Diana, ka bërë pretendime të reja për bisedat që zhvilloi me mbretin Charles pas vdekjes tragjike të motrës së tij në vitin 1997.

Në kujtimet e tij të ardhshme, të titulluara “Swan Song”, Spencer pretendon se Charles, i cili në atë kohë mbante titullin princ i Uellsit, i telefonoi pak pas vdekjes së Dianës dhe se gjatë bisedës dukej “jashtëzakonisht i gëzuar”, duke e krahasuar gjendjen e tij me atë të “një fituesi të lotarisë”.

Sipas një tjetër ekstrakti të publikuar nga “Daily Mail”, Spencer shkruan se kjo mënyrë e të folurit të Charlesit e kishte befasuar thellë.

Diana, Princesha e Uellsit, humbi jetën në gusht të vitit 1997, pasi pësoi dëmtime të rënda të brendshme në një aksident automobilistik në Paris. Në funeralin e saj, më 6 shtator 1997, djemtë e saj, Ëilliam dhe Harry, atëherë përkatësisht 15 dhe 12 vjeç, ecën pas arkivolit të nënës së tyre.

“Do ta harrojmë mjaft shpejt”

Në një tjetër pjesë të librit, Spencer pretendon se disa ditë pas vdekjes së Dianës, Charles reagoi me zemërim kur ai kundërshtoi idenë që Ëilliam dhe Harry të merrnin pjesë në kortezhin funeral.

Spencer shkruan se Charles nisi një “varg zemërimi” gjatë një bisede telefonike dhe më pas i tha: “Mos ki merak, do ta harrojmë mjaft shpejt”!

Sipas Spencer, ai iu përgjigj: “Nuk mund ta besoj që sapo e the këtë”, përpara se ta mbyllte telefonin.

Pretendimet janë pjesë e kujtimeve të Charles Spencer, të cilat pritet të publikohen së shpejti dhe që përmbajnë rrëfime të detajuara mbi marrëdhënien e Dianës me familjen mbretërore.

Buckingham Palace reagon

Pallati Buckingham reagoi ndaj pretendimeve të Spencerit me një deklaratë të pazakontë, duke theksuar se nuk komenton zakonisht libra të këtij lloji.

Në deklaratë thuhej se mbreti Charles është i vetëdijshëm se dhimbja e humbjes së një vëllai apo motre mund të ndikojë në mënyrën se si një person kujton dhe interpreton ngjarjet, edhe shumë vite më vonë.

“Dhimbja e pikëllimit vëllazëror mund të mjegullojë arsyen, të ndikojë në gjykim dhe të ngjyrosë kujtesën në mënyra që të tjerët nuk i kuptojnë”, thuhej në deklaratë. Pallati nuk pati komente të tjera për ekstraktet e reja të librit.

Pretendime të tjera për marrëdhënien e Dianës me Charles

Në librin e tij, Spencer flet gjithashtu për marrëdhënien e vështirë mes Dianës dhe Charlesit para dhe gjatë martesës së tyre.

Sipas tij, Diana kishte gjetur një byzylyk që i fejuari i saj i kishte blerë Camillës, në një kohë kur ajo dhe Charles ishin të fejuar. Spencer pretendon gjithashtu se Diana u përpoq të tërhiqej nga martesa.

Një tjetër episod i përmendur në libër lidhet me një koment që Charles dyshohet se i bëri Dianës pak pas fejesës, duke e quajtur “topolake”. Sipas Spencerit, ky koment e kishte prekur thellë Dianën, e cila vuante nga një çrregullim i të ushqyerit.

Shumë prej këtyre historive janë raportuar edhe më parë në libra biografikë dhe nga media të ndryshme.

Spencer është vëllai i princeshës Diana dhe një nga personat më të afërm me të gjatë jetës së saj. Kujtimet e tij pritet të publikohen javën e ardhshme dhe kanë tërhequr vëmendje të madhe për shkak të pretendimeve të reja mbi familjen mbretërore dhe marrëdhënien mes Dianës dhe Charlesit.

JU REKOMANDOJMË

Nichi dhe Vjollca hapin zemrën, rrëfejnë dhimbjen për humbjen e prindërve

Nichi dhe Vjollca hapin zemrën, rrëfejnë dhimbjen për humbjen e prindërve
04/11/2026 - 22:40

Nichi dhe Vjollca kanë ndarë momente emocionuese, duke folur hapur për humbjen e njerëzve më të dashur në jetën e tyre. Gjatë bisedës, Nichi kujtoi babanë e tij,...

Më shumëDetails

“Kemali” qendër e një skandali, skenat e rënda ndaj një gruaje shkaktojnë revoltë

“Kemali” qendër e një skandali, skenat e rënda ndaj një gruaje shkaktojnë revoltë
04/11/2026 - 18:43

Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, është gjendur në qendër të një debati të madh në rrjetet sociale, pas publikimit të një skene të dhunshme në paralajmërimin e...

Më shumëDetails

“Si nuk të erdhi marre”, Vjollca Haxhiu përballet me Nichin për fjalën ‘mashtruese’

“Si nuk të erdhi marre”, Vjollca Haxhiu përballet me Nichin për fjalën ‘mashtruese’
04/11/2026 - 15:47

Në ditët e para të Big Brother VIP Kosova 5, banorët veçse po njihen me njëri-tjetrin, por edhe kanë filluar me debate. Vjollca Haxhiu në një moment i...

Më shumëDetails

“Imagjino me ta çu Zoti nusen si kjo, nuk kisha dalë kurrë prej shpisë”, Akili i shpreh pëlqimin Kledjës

“Imagjino me ta çu Zoti nusen si kjo, nuk kisha dalë kurrë prej shpisë”, Akili i shpreh pëlqimin Kledjës
03/11/2026 - 21:28

Kanë kaluar vetëm pak ditë që nga nisja e edicionit të ri të “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa banorët kanë filluar të njihen më shumë me njëri-tjetrin. Krahas...

Më shumëDetails

“Kurrë nuk kam me t’pa si shoqe” – Akili ia shpreh ndjenjat Norës

“Kurrë nuk kam me t’pa si shoqe” – Akili ia shpreh ndjenjat Norës
03/11/2026 - 20:27

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është zhvilluar një bisedë mes Akilit dhe Norës, pasi ky i pari ka zbuluar hapur se ka pëlqim për të. Mirëpo,...

Më shumëDetails

Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër – i dyshuar dhëndri i tyre
03/11/2026 - 18:55

Gazetarja e njohur politike e BBC-së, Laura Kuenssberg, 50 vjeçe, ka zbuluar se një ministër britanik dhe partnerja e tij i kanë propozuar të kryenin marrëdhënie seksuale treshe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Vulin tentoi të arratisej për në Moskë, mediumi serb zbulon prapaskenat- Si u rikthye aeroplani nga Lituania në Beograd?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Tre të mitur dëshmitarë”, çfarë ndodhi në stacionin policor para se Arlinda të privohej nga jeta?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë