Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq që sipas institucioneve të Kosovës i priu grupit terrorist që vrau policin Afrim Bunjaku të dielen, gjatë asaj dite për një kohë ishte strehuar në një objekt përcjellës të Manastirit, pasi që grupi i tij ishte rrethuar nga Policia e Kosovës.
Pas hapjes së sotme të rrugëve të fshatit Banjskë të Zveçanit për kalimin e gazetarëve, sot atje ka qendruar ekipi i gazetarëve i gazetës online Veriu.info.
Në këtë objekt të manastirit të Basnjkës shihen akoma gjësende ushqimore të lëna gjyshmë, të cilat janë përdorur nga grupi terroristë ditën e diele.
Po ashtu në oborrin e këtij objekti ku ka qendruar Milan Radojiçiqi, shihen edhe gëzhoja të plumbave, të cilët dyshohet se janë plumbave të përdorur nga grupi terrorist gjatë gjuajtjeve me armë në drejtim të Policisë së Kosovës, që tregon një skenë krimi.
















