Deputeti i PDK-së Eman Rrahmani, ka thënë se janë duke i analizuar veprimet që do t’i ndërmarrin për ta parandaluar një padrejtësi që po iu bëhet ish-krerëve të UÇK-së.
“Jemi në angazhim e tutje edhe të mbledhjes së nënshkrimit, por edhe të analizimit të situatës dhe veprimeve të cilat do t’i marrim, të cilat do të jenë në përputhje edhe me Kushtetutën edhe me ligjet e vendit që ta pamundësojmë një padrejtësi e cila është duke iu bërë atyre që e kanë sjellë pavarësinë edhe e kanë çliruar vendin dhe kanë vendosur të vdesin për vendin”, tha Rrahmani në Klan Kosova.
Ai theksoi se këtë do ta bëjnë qoftë edhe me shkelje kushtetuese.












