Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e udhëhequr nga ministri Glauk Konjufca, ka njoftuar për nënshkrimin e një kontrate për blerjen e veshjeve protokollare zyrtare për stafin e Departamentit të Protokollit të Shtetit.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës nga E- prokurimi, bëhet fjalë për një procedurë të ri-tenderuar, me titullin “Blerja e veshjeve protokollare zyrtare për stafin e departamentit të protokollit të shtetit – Ritender”.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 990 euro, ndërsa vlera e përgjithshme e kontratës së nënshkruar është po ashtu 990 euro.
Në këtë procedurë janë pranuar gjithsej dy tenderë, dhe të dy janë vlerësuar si tenderë të përgjegjshëm.
Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se furnizimi me veshjet protokollare duhet të realizohet jo më larg se pesë ditë pune pas marrjes së porosisë.

Kontrata lidhet me nevojat e stafit të Departamentit të Protokollit të Shtetit, i cili merret me organizimin dhe aspektet protokollare të aktiviteteve zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme.











