Gjithashtu policia ka thirrur për të dhënë deklarime dhe personat e tjerë që shfaqen në video tashmë të identifikuar, por disa mund të pyeten në një moment të dytë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
Sipas A2 Cnn, hetimet e policisë janë thelluar pas konstatimit të faktit kur në video Adrian Hila i shprehet dikujt në pamje që sheh kamerën, duke i thënë se është alarm dhe jo kamera.











