Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vizita e shefit të CIA-së, Ibishi: Lidhet me aspektin e sigurisë

29/08/2024 - 08:52
në Kryesore, Lajme
A A
Vizita e shefit të CIA-së, Ibishi: Lidhet me aspektin e sigurisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se ardhja e shefit të CIA-s, William Burns në Kosovë të premten e kaluar lidhet me aspektin e sigurisë si dhe tregon “brishtësinë” e situatës në Ballkan.

Ibishi ka deklaruar se ardhja e tij në Ballkanin Perëndimor, gjithashtu tregon tregon se situata nuk është shumë stabile, ngase çdoherë situata mund të eskalojë.

“Vetë vizita e zotëri William lidhet me aspektin e sigurisë, të raportit të inteligjencës amerikane për sigurinë globale por edhe rajonale, që lidhet direkt me Ballkanin Perëndimor edhe me Kosovës. Situata për kundër që për momentin është e qetë dhe stabile çdoherë ka tendencë që mund të bëhet ndonjë konflikt ngase çdoherë Ballkani është i tillë. Sikur fuqi baroti mjafton diku të iniciohet por jo me fajin e kosovarëve, por më tepër është situata me elementin pro-rus dhe pro-serb. Mendoj që në takimin e fundit që u zhvilluar edhe me liderët politikë, edhe me funksional të inteligjencës në Bosnjë Hercegovinë në Sarajevë duke përjashtuar ata që janë persona non-grada nga thesari amerikan i shtetit ndër ta është edhe kryetari i entitetit të Republika srpska, Dodiku. U mbajt mandej edhe në Serbi por edhe në Kosovë me liderët tanë dhe me shefin e inteligjencës, tregon brishtësinë e situatës ngase çdoherë situata mund të eskalojë përkundër që është e qetë edhe stabile”, ka thënë Ibishi.

Ai potencoi se nga takimet që janë mbajtur në Sarajevë e Beograd, janë përmendur edhe përpjekjet e shtetit serb për shkëputjen Republika srpska dhe veriun e Kosovës.

“Këtu janë shumë faktorë derteminues, pra është Serbia e cila me ideologjinë e botës serbe është në funksion të krijimit të hegjemonie të gjerë duke përfshirë edhe shkëputjen e Republika srpska dhe bashkëngjitjen me Serbinë, mandej edhe veriun e Kosovës, çdoherë në tendencë për ta shkëputur dhe janë duke destabilizuar me sistemin e luftës hibride duke infiltruar forcat terroriste që akoma janë në gatishmëri për ta bërë një gjë të tillë por edhe me tensionet politike që po ngritët me rastin e hapjes së urës së Ibrit. Gjithsesi për secilin prej këtyre liderëve dhe shefave inteligjencës në tri shtetet e rajonit të Ballkanit që janë më të tensionuar të vijnë urdhëresat e prera, sa i përket aspektin të integritetit territorial dhe mos marrjen e vendimeve të njëanshme është masë e prerë dhe kjo do të jetë. Edhe vetë reagimet e tyre që është zhvilluar pa agjendë pa ndonjë sistem të paralajmërimit të takimeve tregon se situata është serioze”, ka thënë për Ekonomia Online .

Sipas tij, në takimin e shefit të CIA-së me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, ky i fundit nuk ka treguar të vërtetën se çfarë ka biseduar në takim.

“Vetë deklaratat e më vonshme ose të liderëve edhe shteteve në Ballkan tregojnë se menjëherë janë tërhequr nga ato tendencat sikur që janë obsesionuar për Republikën Sërbska. Presidenti i Serbisë menjëherë pas atij takimi nuk e thotë të vërtetën se kanë biseduar për çështjet e zhvillimin ekonomik por ka pasur të bëjë me vizitën e shefit të CIA-së në Ballkan. Mendoj që është pozitive nga vetë vlerësimi vjetor për sigurinë globale dhe rajonale. Kjo është një paralajmërim i hershëm që paraprirë që mund të ndodhin një eskalim të prishjes të ambientit të sigurisë apo mundësia e përhapjes së konfliktit të Ballkanit Perëndimor me tendenca ruse apo të tjera që po kanë ndikim si situatë të brishtë në Ballkanin Perëndimor”, theksoi ai.

Ndryshe të premten shefi i CIA-s, William Burns, erdhi në rajon për ta vizituar Sarajevën, më pas në Beograd, ndërsa në Prishtinë qëndroi dy ditë.

JU REKOMANDOJMË

“Do të jemi në Kuvend çdo 48 orë” – PDK ‘barrikadon’ nesër parlamentin

Haxholli nga KDI: Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
13/08/2026 - 23:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se mbyllja e dyerve të Kuvendit rikthen pamje të errëta për Republikën e Kosovës. Në emisionin “Jehona Politike”...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për Skender Llugiqin, i cili dyshohet për kanosje ndaj Ramush Haradinajt

Specialja njofton për çfarë po intervistohet Ridvan Muharremi
13/08/2026 - 22:19

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Skender Llugiqit, i cili dyshohet se gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës ka kërcënuar...

Më shumëDetails

Abdixhiku me adresim të ri: Askush s’ka më arsye dhe të drejtë të vonojë krijimin e institucioneve

Abdixhiku nënshkruan koalicionin e parë parazgjedhor, bëhet bashkë me Zef Morinën
13/08/2026 - 21:58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një adresim lidhur me situatën politike në vend, duke bërë të ditur se LDK-ja do të vazhdojë të...

Më shumëDetails

Hoxhaj nga Shkupi: Kush mendon se Marrëveshja e Ohrit mund të rishkruhet, e ka gabim

Hoxhaj për deklaratën e Kurtit rreth Listës Serbe: Kur i duhen votat e paraqet si çështje neutrale
13/08/2026 - 21:47

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë sot në Shkup në shënimin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Hoxhaj ishte pjesë e panelit...

Më shumëDetails

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile
13/08/2026 - 20:39

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi duke komentuar situatën e fundit politike pas tërheqjes nga LDK-ja për presidentin, duke theksuar se kjo nëse nuk ka ndonjë hile, kjo ofertë...

Më shumëDetails

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve
13/08/2026 - 20:31

Besian Mustafa, deputet i LDK-së, ka shkruar për pozicionimin e partisë.LDK u largua nga të gjitha kërkesat, duke thënë se do të qëndrojë në opozitë. Mustafa ka kërkuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Pas 26 vitesh në polici, dhëndrri i Hashim Thaçit largohet nga puna: Do ta mbaj kokën lart

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë