Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vjen paralajmërimi: Ndërkombëtarët kanë përgatitur projekt-dokument “merre ose lere” me sankione për palën që s’pranon!

22/06/2023 - 13:53
në Kryesore, Lajme
A A
Sot nisin takimet në Bruksel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me takimin urgjent të thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrel, me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Vuçiq.

Makolli tha se ka shumë mundësi që BE-ja dhe SHBA-të e kanë përgatitur projekt-dokumentin për deeskalimin e menjëhershëm të situatës në veri, lirimin e tre policëve, organizimin e zgjedhjeve dhe një draft-statut për Asociacionin.

Ai tha se ky propozim mund të jetë “merre ose lëre” me sanskione për cilën nga palët që nuk e pranojnë.

“Ka mundësi që BE-ja dhe SHBA- të kenë përgatitur projekt dokument për deeskalimin e menjëhershem të situatës, lirimin e tre policeve tanë të kidnapur, për hapat e mëtejmë për organizimin e zgjedhjeve të reja në komunat veriore të vendit dhe eventualisht edhe një draft statut për Asociacionin apo vetqeverisjen lokale, si është quajtur në dokument marrëveshjen e Ohrit. Krejt këto si propozim perfundimtar, “merre ose leje”, me pasoja apo sanksione për atë që nuk e pranon. Në këtë kontekst, pala kosovare duhet të jetë në nivel të bashkëpunimit dhe koordinimit me faktorin ndërkombetar, përndryshe Kosova dhe lidershipi i saj do të kenë pasoja të shumta”, tha Makolli për “Gazeta Blic”

Ai tha se situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar dhe me rrezikshmëri të lartë.Makolli tha se deklarimet e Eskobar per rrezikshmerine e nje konflikti regjional, duhet të merren shumë seriozisht.

“Situata aktuale politike pas të gjitha atyre që kanë ndodhur javët e fundit në pjesen veriore të vendit, vazhdon të jetë e tensionuar dhe me rrezikshmeri të larte për regjionin dhe jo vetem, kur e kemi parasysh luften në Ukraine dhe tendencen e implikimit eventual te Rusise ne regjion”

“Nëse i analizojme me kujdes dhe logjikë të shëndosh zhvillimet e ditëve të fundit, gjegjësisht shkuarjen në Washington të deleguarit special të BE-së për bisedime Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, takimet e tij dhe në veçanti konferencën për shtyp të Lajçak dhe Eskobar, jep me tregue se situata është shumë ma e tensionuar se sa që mund të konstatohet nga deklaratat e liderve të të dyja vendeve, që zakonisht i japin për konsum të brendshëm politik. Deklarimi i Eskobar, për rrezikshmerine e një konflikti regjional, duhet ta marrim shumë seriozisht. Kryeministri yne shpresoj që ne takimet bilaterale me përfaqësues të BE-se dhe SHBA-s, të jetë shumë i arsyeshëm dhe të ketë qëndrime racionale dhe bashkëpunuese me BE-në, e në veçanti të ketë koordinim strikt me SHBA-të”, tha ai.

Sekretari i AKR-së shtoi se duke marrë parasysh thirrjen me urgjencë të takimit, aleatët janë marrë vesh qe të ndermarin hapa të menjëhershem për deeskalimin e situates.

“Duke u bazuar ne aktivizimin e madh të diplomacise euro-atlantike dhe thirrjen me urgjence të takimit të sotit ne Bruksel, si duket aleatet janë marrë vesh që të ndërmarrin hapa serioz dhe të menjihershem për deeskalimin e situatës”, deklaroi Makolli për “Gazeta Blic”.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka bërë të ditur se i ka thirrur për një takim urgjent në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të gjetur një rrugëdalje për situatën e tensionuar.

Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, Borrell ja thënë se është nevojë urgjente për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri të Kosovës.

“I kam thirrur liderët e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel për takime urgjente për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale. Ne kemi nevojë për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, ka shkruar Borrell, raporton Gazeta Blic.

JU REKOMANDOJMË

Lladrovci: Sjellja normale në situatë jonormale është “non sens”

Lladrovci: Sjellja normale në situatë jonormale është “non sens”
08/08/2026 - 16:47

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar së fundmi në Kuvendin e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka thënë...

Më shumëDetails

Albulena Haxhiu komenton gjuajtjen me vezë nga Time Kadriaj: Le të vazhdojë

Albulena Haxhiu komenton gjuajtjen me vezë nga Time Kadriaj: Le të vazhdojë
08/08/2026 - 16:22

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka komentuar zhvillimet në seancën konstituive, deputetja e Aleancës Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti....

Më shumëDetails

‘Pamje të tij si ushtar më 1999″, Nol Nushi ironizon me foton e Kurtit ku shihet duke u mbrojtur nga vezët

‘Pamje të tij si ushtar më 1999″, Nol Nushi ironizon me foton e Kurtit ku shihet duke u mbrojtur nga vezët
08/08/2026 - 16:17

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, është tallur me kreun e LVV-së, Albin Kurtin, pas incidentit në Kuvend, ku ky i fundit u qëllua me vezë nga deputetja e...

Më shumëDetails

Përparim Rama i reagon Kurtit: Kosova ka paguar një çmim tepër të lartë për lirinë që institucionet të përdoren për kalkulime politike

Përparim Rama i reagon Kurtit: Kosova ka paguar një çmim tepër të lartë për lirinë që institucionet të përdoren për kalkulime politike
08/08/2026 - 16:12

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se Kosova s’është pronë e Albin Kurtit dhe se Kushtetuta...

Më shumëDetails

Kusari-Lila shkruan si aleate e Kurtit, gjuajtja me vezë i duket diçka surreale: Nervoza doli jashtë kontrollit

Kusari-Lila shkruan si aleate e Kurtit, gjuajtja me vezë i duket diçka surreale: Nervoza doli jashtë kontrollit
08/08/2026 - 16:08

Ish-shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka shkruar për sitautën e sotme në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka thënë se sulmi me vezë ishte një ngjarje surreale...

Më shumëDetails

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Ermal Sadiku: Vetëvendosje po synon bllokadë dhe zgjedhje të reja
08/08/2026 - 15:25

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona Mihalit e cila pas zhvillimeve të sotme ka shkruar se po rikthehet “grupi PLAS”.Sadiku...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Policia në veri zbulon armë e eksploziv në banesën e pjesëmarrësit në sulmin e Banjskës dhe pajisje ushtarake në një kanal afër stacionit policor

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gruda paralajmëron ndryshime te PDK-ja: Prej nesër do të ndërtojmë një strategji të re

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kurti i shkruan Hamzës, ia ofron PDK-së këtë pozitë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Blerim Isufaj në terren, Policia publikon pamjet nga arrestimi i të dyshuarit për krime lufte

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë