Harry Kane është renditur i pari në një votim të organizuar nga mediumi prestigjioz sportiv The Athletic, ku 100 persona nga bota e futbollit kanë dhënë mendimin e tyre për fituesin e mundshëm të Topit të Artë.
Në këtë votim morën pjesë futbollistë, trajnerë, drejtorë sportivë, skautë, presidentë klubesh dhe drejtues të tjerë të futbollit.
Sulmuesi anglez doli në vendin e parë, duke lënë pas talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, i cili u rendit i dyti. Podiumi u plotësua nga ylli francez Kylian Mbappé, në pozitën e tretë.
Në mesin e dhjetë futbollistëve të parë gjenden edhe Michael Olise, Lionel Messi, Rodri, Khvicha Kvaratskhelia, Erling Haaland, Ousmane Dembélé dhe Jude Bellingham.
Në listën e plotë prej 30 futbollistëve përfshihen edhe emra të tjerë të njohur, si Vinícius Júnior, Bruno Fernandes, Declan Rice, Lautaro Martínez dhe Sadio Mané.
Votimi pasqyron mendimet e 100 përfaqësuesve të futbollit të përfshirë nga The Athletic dhe nuk përbën renditjen zyrtare të çmimit Topi i Artë. /IndeksOnline/
















