Veriu.info ka raportuar ekskluzivisht ka ndodhur një vrasje në Vushtrri dhe dy persona kanë mbetur të plagosur.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Spitalit të Vushtrrisë, Shefkie Shatri, e cila ka treguar se se në emergjencë janë sjellë fillimisht tre persona të plagosur.
“Ju informojmë se në Emergjencën e Spitalit “Sheikh Zayed” janë sjell nga një automjet privat 3 persona të plagosur, njëri prej tyre rëndë. Pas ekzaminimit nga mjeku kujdestar janë transferuar për në QKUK”, ka thënë drejtoresha Shatri.
Ajo për Veriu.info ka konfirmuar se njëri nga ta është konstatuar si i vdekur.
“Për rastin janë njoftuar organet gjegjëse dhe tani më po vazhdojnë peocedurat e bashkëpunimit me hetuesin dhe prokurorin e rastit. Për informacione me të detajuara mund të ofroi prokuroria dhe Qendra Emergjente në Prishtinë”, ka thënë drejtoresha Shatri për Veriu.info.











