Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur pas përfundimit të takimit disaorësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe ndërmjetësit, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.
Ai ka deklaruar pas takimit se në bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për çështjen e targave, nuk është arritur asnjë marrëveshje
“Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”, tha Vuçiç pas bisedimeve disaorëshe, të hënën në Bruksel.
I pyetur përse nuk u gjet një gjuhë e përbashkët, Vuçiç deklaroi se “për arsye të panjohura për mua, nuk arritëm fare të arrijmë një marrëveshje. Pala serbe ishte krejtësisht konstruktive. Ne pranuam tekstet që u ndryshuan dhjetë herë, as shtuam asgjë që nuk ishte e mundur”, pohoi ai.
Tani, meqë nuk është arritur marrëveshje, deklaroi se “na presin net pa gjumë dhe sigurisht shumë ditë të vështira”.













