
Deklarata e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca se edhe nëse ka zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje do të del e para dhe gara do të jetë për vendin e dytë, ka nxitur reagime të shumta. Pas kësaj deklarate ka reaguar deputetja e LDK-së, Rreze Krasniqi, ku tha se deklarata të tilla bëhen nga paniku.
Deputetja e LDK-së në një prononcim ka thënë se këso lloj deklaratash bëhen nga paniku dhe se VV është duke shkuar drejt vetëfundosjes, pas skandaleve të një pasnjëshme.
“Deklaratat e tilla bëhen nga paniku, dhe se Vetëvendosje po shkon drejt vetëfundosjes, pas aferave të shumta korruptive dhe skandalev të njëpasnjëshme. Vetëm ata që nuk shohin përtej vetës e besojnë këtë imagjinatë, ndërkohë realiteti është ndryshe. Rënia e VV-së është konfirmuar po ashtu në të gjitha sondazhet e përgatitura deri më tani”, deklaroi Krasniqi.
Ajo shtoi se LDK-ja ka nisur një mision të ri ku është duke afruar njerëz rreth vetes dhe për qeverinë aktuale tha se është e sigurtë vetëm humbja e thellë e saj.
“Tani, kur LDK ka nisur një mision të ri, në rrugën e re ka afruar rreth vetës njerëz nga të gjitha sferat dhe tubimet nga dita e ditës bëhen me të mëdha dhe rritja është e tillë. Gjithësesi, nuk dua të lëshohem në prognoza, për të përcaktuar fituesin, sepse dihet që në fund populli është ai që vendos, por marrë parasyshë rrethanat në të cilat ka qeverisur partia që shkeli mbi çdo parim e premtim të saj, e sigurtë është vetëm humbja e thellë e saj“, përfundoi ajo për Gazeta Blic.











