Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV e quan zhvillimor buxhetin e 2025’tës – AAK me kritika për bartje të projekteve e tepricë buxheti

17/11/2024 - 12:04
në Kryesore, Lajme
A A
VV e quan zhvillimor buxhetin e 2025’tës – AAK me kritika për bartje të projekteve e tepricë buxheti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po e konsideron si buxhet të varfërisë buxhetin për vitin e ardhshëm, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e konsiderojnë si zhvillimor.

LVV e AAK kanë mendime të ndryshme edhe për suficitin buxhetor. E para ia lë fajin Ligjit të Prokurimit, ndërsa AAK-ja e quan paaftësi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, thotë për Ekonomia Online se buxheti për vitin e ardhshëm do duhej të përkrahej nga të gjitha partitë, pasi sipas tij, ky buxhet është rekord.
Konsideron se ky buxhet ndikon direkt në mirëqenien e qytetarëve dhe në realizimin e projekteve kapitale.

“Kështu që konsideroj që është një buxhet i cili ndikon direkt ë mirëqenien e qytetarëve, direkt në realizimin e projekteve kapitale por edhe dikund direkt edhe në mbështetje të masave që qeveria ka në plan të ndërmarrë sa i takon zhvillimit ekonomik respektivisht mbështetjes së ndërmarrjeve në Republikën e Kosovës mendoj që në fund të fundit është qëndrim opozitar që meqë jemi në fund të mandatit të ketë një vlerësim le te themi hezitues sa i takon miratimit të buxhetit në Kuvend ju patë që nuk kishte gatishmëri nga asnjë deputet i opozitës që të votoj pro buxhetit mirëpo unë mendoj që ky është më shumë një qëndrim politik për shkak edhe të rrethanave në të cilët jem pra në fund të mandatit dhe zgjedhjeve në prag pra në fillim të vitit që vjen dhe jo një le të themi një qëndrim përmbajtësor i mbështetur shumë në fakte për arsye se e them edhe një herë që buxheti pothuajse në gjithë sektorët parasheh një rritje substanciale prej 15 deri në 20 për qind më shumë se sa në vitin që po e lëmë pas”, thotë Hyseni.

Deputeti i VV-së ia lë fajin Ligjit të Prokurimit për suficitin buxhetor, pasi ankesat e kompanisë në projekte po janë të mëdha. Sipas tij, ky akumulim suficiti është ndihmuar nga ankesat “burokratike” të kompanive.

“… shohim që do duhej të kemi edhe një azhurnim të Ligjit për Prokurim me qëllim që të shkurtohen këto afatet ligjore dhe projektet të cilat planifikohen nga ana e Qeverisë të mos jenë peng i disa procedurave burokratike që disa aspekte ligjore ende i përmbajnë. Unë konsideroj që vullneti i Qeverisë ka qenë maksimalisht që të shtyjë përpara projektet dhe unë besoj që edhe stërzgjatjen e një projekti vjen nga ky niveli i procedurave por nuk e përjashtojë mundësinë edhe të një nevoje për të rritur edhe masën e përkushtimit të secilit zyrtar në secilin dikaster që është me qëllim që projektet të realizohen në afatin e  paraparë dhe ato të jenë në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Hyseni.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, thotë për Ekonomia Online se ky buxhet nuk është zhvillimor po i fukarallëkut, pasi sipas tij nuk i mbulon kërkesat që i kanë qytetarët.

“Ky buxhet është buxhet i fukarallëkut për shkak se është buxhet i cili nuk i adreson dhe nuk i mbulon kërkesat e qytetarëve të vendit. Në vend vërejtjen kryesore kanë qenë për cilësinë e shërbimeve shëndetësore, furnizimin me barna, sigurimet shëndetësore, trajtimet ndaj vendit dhe ky ligj nuk i adreson me 3.5 për qind të GTB-së të ndara për shëndetësi është më pak se çdo vend në rajon. Vendi më i varfër në rajon i cili ndanë për shëndetësi është 6.4 të GTP-së që është Mali i Zi”, thotë Dreshaj.

Ndonëse thotë se buxheti në shifra është i madh, Dreshaj konsideron se i njëjti është rritur për shkak të bartjes nga viti në vit. Shpreson që qeverisja e ardhshme të jetë pa Lëvizjen Vetëvendosje dhe “të punojë për të mirën e qytetarëve”.

“Ne i kthehemi problemit të shfrytëzueshmerisë së buxhetit dhe ekzekutivit në vitin paraprak ne kemi parë shumicën e projekteve që kanë qenë për infrastrukturë dhe për projektet madhore në të gjitha qendra e Kosovës. Ne realisht kemi një buxhet prej 3.6 miliardësh por një pjesë e këtij buxheti është bartur nga viti paraprak dhe nga ato projekte madhore me investime kapitale të cilat nuk janë përmbushur në vitet paraprake dhe tani është bartur dhe është krijuar i gjithë ky buxhet. Nëse vazhdon një shkallë e tillë e implementimit në vitin që vjen atëherë ky buxhet nuk do të shfrytëzohet në vitin që vjen në pjesën më të madhe, uroj që qeverisja e ardhshme të mos jetë me mazhorancën aktuale të vijnë njerëz që kanë guximin dhe dinë të punojnë dhe të veprojnë dhe t’i implemetojnë projektet madhore për të mirën e qytetarëve të vendit”, u shpreh Dreshaj. /EO/

JU REKOMANDOJMË

Tension dhe përplasje në ditën e pestë të protestës para Ministrisë së Arsimit

Tension dhe përplasje në ditën e pestë të protestës para Ministrisë së Arsimit
17/10/2026 - 15:47

Protesta e të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë vijon për të pestën ditë radhazi, e shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.Gjatë...

Më shumëDetails

Abdixhiku me bashkëpartiakë bëjnë homazhe për heroin Idriz Rrecaj në Skenderaj

Abdixhiku me bashkëpartiakë bëjnë homazhe për heroin Idriz Rrecaj në Skenderaj
17/10/2026 - 15:23

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë të partisë, ka bërë homazhe në Skenderaj në nderim të heroit Idriz Rrecaj.Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, e...

Më shumëDetails

Kolona në Morinë, automjetet që po hyjnë nga Kosova në Shqipëri po kontrollohen

Kolona në Morinë, automjetet që po hyjnë nga Kosova në Shqipëri po kontrollohen
17/10/2026 - 15:16

Kolona të gjata automjetesh janë krijuar të shtunën në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Të gjitha automjetet po i nënshtrohen kontrollit nga zyrtarët, por kësaj radhe raportohet...

Më shumëDetails

Studenti: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin

Studenti: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin
17/10/2026 - 14:56

Një prej studentëve që merr pjesë në protestat në Tiranë ka pranuar se mban kontakte të vazhdueshme me studentë në Serbi dhe se me ta diskutohen mënyrat e...

Më shumëDetails

Tri shtete evropiane urojnë Presidenten Shiroka Pula, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Tri shtete evropiane urojnë Presidenten Shiroka Pula, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën
17/10/2026 - 14:44

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë, me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës...

Më shumëDetails

“Për faqe të zezë”, Universiteti i Prishtinës renditet gati i fundit nga Times Higher Education

“Për faqe të zezë”, Universiteti i Prishtinës renditet gati i fundit nga Times Higher Education
17/10/2026 - 14:29

Universiteti i Prishtinës është renditur në grupin e fundit të rangimit botëror të universiteteve, sipas Times Higher Education. Në rangimin botëror të universiteteve për vitin 2027, i cili...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Faton Peci, Kushtrim Mehaj dhe Ylber Shamolli

    Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspektorati gjobit kompaninë “RIGA PHARM” për mashtrim me çmime në Prishtinë dhe Podujevë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë