Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri ka ftuar Prokuroriinë dhe Njësinë e Krimeve Ekonomike të Policisë të hetojnë qeverisjes komunale të Vushtrrisë të udhëhequr nga kryetari Ferit Idrizi.
VV ka publikuar pjesë nga raporti i Auditorit, ku thotë se thuhet që është dëmtuar buxheti komunal për 66,570 euro, transmeton Veriu info.
Komunikata e VV-së të Vushtrrisë:
𝐂k𝐚 𝐭𝐡𝐚 𝐑𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢 𝐢 𝐀𝐮𝐝𝐢𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐟𝐫𝐲𝐭ë𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 në 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐧 𝐞 𝐕𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐫𝐢𝐬ë?!
Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, Zyra Kombëtare e Auditimit ka konstatuar se Qeverisja e Ferit Idrizit, veç tjerash ka dëmtuar buxhetin komunal, si rezultat i mos kontrolleve dhe mos marrjes së masave ndaj shfrytëzuesve të pronave publike në Komunën e Vushtrrisë, konform dispozitave të kontratave ndaj kontraktuesëve (qiramarrësve).
Nga 3 raste të identifikuara nga Raporti i Auditorit, shuma totale e qerave që nuk është paguar nga kontraktorët ndaj komunës është hiq më pak se 66,570 Euro!
Prokuroria dhe krimet ekonomike duhet hetojnë se pse Qeverisja Idrizi nuk ka ndërrmarrë masa ndaj kontraktuesve konform dispozitave të kontratës, duke e dëmtuar buxhetin komunal?!
Sigurisht se ndërlidhja e “99 fijeve politike” mes Ferit Idrizit dhe shfrytëzuesve të këtyre pronave është pista që duhet hetohet.
Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Vushtrri














