Granit Xhaka e Ardon Jashari do të jenë në qendër të mesfushës në ndeshjen e Zvicrës kundër Kolumbisë, të vlefshme për kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës.
Zvicra nga ora 22:00 përballet me Kolumbinë në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Jashari për herë të parë po starton për kombëtaren helvetike.
Formacioni i Zvicrës: Kobel, Zakaria, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Xhaka, Freuler, Jashari, Ndoye, Reider, Embolo
Formacioni i Kolumbisë: Vargas, Munoz, Sanchez, Lucumi, Mojica, Arias, Lerma, Puerta, Rodriguez, Suarez, Diaz













