Granit Xhaka, është zyrtarizuar si kapiten i Sunderlandit për edicionin 2025/2026.
Njoftimi u bë nga vet klubi në rrjetin X.
Ai fitoi menjëherë zemrën e trajnerit Regis Le Bris, duke u caktuar si lider i klubit të rikthyer në Premier League.
Xhaka u transferua te skuadra angleze gjatë këtij afati kalimtar të verës nga Bayer Leverkusen për rreth 20 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.
32 vjeçari, është futbollisti i radhës shqiptar, pas Lorik Canës, Adnan Januzajt, Arbenit Xhemajlit etj, që luan për “Macet e Zeza”.