Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Xhavit Haliti: Besnik Bislimi nuk po shkëlqen në diplomaci e as në politikë

20/03/2024 - 18:40
në Lajme
A A
Xhavit Haliti: Besnik Bislimi nuk po shkëlqen në diplomaci e as në politikë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Javë më parë Bashkimi Evropian pati kërkuar mbajtjen e një takimi në Bruksel për çështjen e dinarit serb në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se nuk do të shkojë në Bruksel për të diskutuar një gjë të tillë.

“Ka një kërkesë nga Brukseli që të mbahet një takim javën e ardhshme për çështjen e rregullimit të transferit të monedhave nga Serbia për në Kosovë, por ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Unë shkoj atëherë kur bisedohet për marrëveshjen. Do të shohim se kush do të shkojë”, ka thënë Bislimi.

Anipse e refuzoi ftesën për takim, Bislimi ishte prezent të martën në Bruksel.

Temë kryesore ishte çështja e dinarit mes palëve atje.

Pas më shumë se tre orë, bisedimet përfunduan mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me zotimet e palëve që deri më 22 mars, t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjedhjen e çështjes së përdorimet të dinarit serb.

Deputeti i PDK-së: Zv.kryeministri po i zbaton detyrat e ngarkuara nga Albin Kurti

Qëndrimet e zv.kryeministrit, anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Xhavit Haliti i ka cilësuar si detyra të ngarkuara nga kryeministri Albin Kurti.

Haliti thotë për Front Online se Bislimi po mbamë qëndrimet e Kurtit dhe po i zbaton ato.

Në diplomaci e politikë zv.kryeministri Bislimi nuk ka shkëlqyer, sipas deputeti të PDK-së.

“Tani edhe pse Bislimi është specialist në ekonomi e financa( të paktën kështu e di unë) sa i përket diplomacisë e politikës, nuk është ndonjë person që ka shkëlqyer. Ai po kryen detyrat që ia ngarkon Kryeministri Kurti. Duke marrë parasysh këtë, ai domosdoshmërish çdo herë do mbajë qëndrimet e Kryeministrit , me një fjalë ai është aty për të zbatuar detyrat e ngarkuara”, u shpreh Haliti.

Haliti thotë se pranimi i propozimit të ndërkombëtarëve për shtyrjen e vendimit të BQK-së, varët nga Kurti.

Sipas Halitit, skemat e sugjeruara e propozuara nga SHBA duhet pranuar.

“Nëse Albini i ka thënë që duhet të pranoj propozimet ai do i pranoj. Por unë mendoj që me çdo kusht duhet pranuar propozimi dhe skema e sugjeruar e propozuar nga SHBA”, tregon deputeti Haliti për Front Online.

Demhasaj për prezencën e Bislimit në Bruksel: Nuk është hera e parë që i hanë fjalët e veta

Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj thotë se nuk është hera e parë që zv.kryeministri Besnik Bislimi po i ndryshon qëndrimet për deklaratat që ka dhënë.

Demhasaj tha për Front Online se Bislimi ‘po i han fjalët e veta’.

“Nuk është hera e parë që Bislimi jep deklarata të forta publike dhe pastaj kthehet dhe i han prap ato deklarata, njëjtë ka qenë edhe me çështjen e Asociacionit. Njëherë tha çështja e dinarit është çështje e brendshme dhe nuk bëhet fjalë të diskutohet në Bruksel tash po shohim diskutime në Bruksel pikërisht për këtë çështje”, thotë Demhasaj.

Demhasaj tregon se cilat janë alternativat që sipas tij do të veprohet karshi çështjes së dinarit.

“Dy alternative janë lidhur me këtë çështje, njëra është ose me shty për një kohë për aq sa po kërkohet nga ndërkombëtarët ose të mbahet ky vendim me qëllim nga Qeveria të shkojë në zgjedhje”, tha ai.

Takimi i së martës në Bruksel, i dedikuar totalisht dinarit, thotë Demhasaj.

“Çështja e dinarit po konsiderohet që e ka bllokuar procesin e dialogut apo implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialog. Takimi totalisht ka qenë i fokusuar tek dinari”, u shpreh Demhasaj.

Miroslav Lajçak ka paralajmëruar një takim mes Kurtit e Vuçiq para pushimeve të verës.

Në konferencën për media, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi ka thënë se takimi pritet të zhvillohet në Bruksel.

“Jemi duke punuar që t’i takojmë të dy udhëheqësit, kryeministrin Kurti dhe presidentit Vuçiq. Do të dëshiroja që kjo të ndodhë para pushimeve verore në Bruksel. Po punojmë në këtë drejtim. Poashtu, ka një numër të dokumenteve që tani jemi duke i diskutuar” ka thënë Lajçak.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë