Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi urojnë në shtëpinë e të dyshuarit për korrupsion në Brezovicë

08/01/2025 - 20:17
në Lajme
A A
Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi urojnë në shtëpinë e të dyshuarit për korrupsion në Brezovicë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ai i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë publikuar fotografi gjatë një dreke me njërin prej njerëzve që hetohet për korrupsion në Brezovicë.

Sasha Iliq është personi që po hetohet për korrupsion si pjesë e grupit të Branisllav Nikoliqit të Listës Serbe, të cilët akuzohen nga Prokuroria se zhvatën miliona euro mito nga investitorët ilegalë në Brezovicë.

Nga viti 2015 e tutje, Branisllav Nikoliq, njëri nga njerëzit më të fuqishëm të Listës Serbe në Shtërpcë, ishte përfshirë në njërën nga aferat më të mëdha të korrupsionit në Kosovë.

Ish-kryetari i Shtërpcës pretendohet se u dha leje ilegale kompanive dhe ndërtuesve shqiptarë që ndërtonin në këtë zonë ilegalisht.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi vendosën ta vizitonin familjen e tij njërin prej njerëzve që hetouet se mori para dhe i dërgoj tek grupi i Nikoliqit të listës Serbe.

Sveqla në postimin e tij të datës 07/01/2025 (akrivi) njoftoj se ka takuar familjen Iliq ndërsa publikoj fotografi në të cilën shihet duke drekuar me të pandehurin Sasha Iliç.

Kallxo.com ka konfirmuar me burime të pavarura se Iliç tavolina e të cilit është nderuar nga ministrat e qeverisë Kurti është personi i njëjtë të cilin po e heton prokurori Rasim Maloku për aferën e Brezovicës.

Prokurori Maloku në një komunikim me ekipin e Kallxo.com ka konfirmuar se personi me emrin Sasha Iliç është person që hetohet për korrupsion në aferën Brezovica. Maloku ka treguar se qështja ndaj Iliç është duke u hetuar dhe hetimet do përfundojnë në mes të vityi 2025.

Iliç ishte arrestuar më 16.03.2022 nën dyshimin për marrje të ryshfetit në lidhje me rastin “Brezovica”.

Sipas dosjes së prokurorisë që kishte siguruar KALLXO.com në atë kohë, Iliç dysohej se nga viti 2010 në Shtërpcë kishte ndihmuar personin zyrtar në kryere të veprës penale të marrjes së ryshfetit.

Ai dyshohej se në cilësinë e zyrtarit në Komunën e Shtërpcës, ka ndërmjetësuar në marrjen e parave në shuma nga 10 mijë euro deri në 30 mijë euro nga personat fizik dhe juridik, për t’iu mundësuar ndërtimin në Parkun Kombëtar “Sharri”, vikend-zona e Brezovicës, në kundërshtim me Ligjin për Ndërtimin, Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, Ligjin për Ujërat e Kosovës dhe Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri”, kurse me paratë që i ka marrë si ryshfet , kanë blerë prona të paluajtshme në vikend-zonën, bashkë me të pandehurin ish-Kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, të cilat janë regjistruar në emër të të pandehurit Sasha, me qëllim që të fshehen nga zbulimi dhe konfiskimi.

Ndaj Iliç, Gjykata e Ferizajt kishte vendosur edhe masën e sigurisë atë të paraburgimit për veprat penale marrje ryshfeti në ndihmë.

KALLXO.com ka kontaktuar me Ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në lidhje me drekën me të dyshuarin për korrupsion.

“Jo është e para herë që po dëgjoj nga ana juaj në lidhje me këtë çështje sincerisht nuk mund të them asgjë tjetër. Tash prej juve po e dëgjoj këtë. Asnjë informacion nuk e kemi pasur apo marrë tash po e dëgjoj për herë të parë nga ana juaj. Unë ju thash se për shkak të festës së Krishtlindjeve ortodokse ne kemi qenë në Shtërpce jemi pritë nga dy familje dhe në lidhje me këto pretendimet e juaja unë për herë të parë po dëgjoj tash këtu nga ju në lidhje me këtë çështje”- tha Krasniqi përmes telefonit për KALLXO.com.

E ministri i brendshëm Xhelal Svecla, nuk i është përgjigjur telefonatës dhe kërkesës së KALLXO.com për të sqaruar këtë çështje.

KALLXO.com ka tentuar të marrë përgjigje nga Svecla edhe përmes Shefes së Kabinetit dhe Këshilltares së lartë politike, Jeta Tela por e njëjta nuk ka kthyer ndonjë përgjgije apo koment të ministrit.

Sasha Iliç i arrestuar për korrupsion rasti Brezovica, Ministri Xhelal Svecla, Ministri Elbert Krasniqi, Foto: Facebook

JU REKOMANDOJMË

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë