Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zaimi i VV’së konfirmon bisedat e Mihalit me Nagip Krasniqin: S’po flasin as për punësime e as për dëmtim të pasurisë publike

15/10/2024 - 17:58
në Kryesore, Lajme
A A
Zaimi i VV’së konfirmon bisedat e Mihalit me Nagip Krasniqin: S’po flasin as për punësime e as për dëmtim të pasurisë publike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi i ka pranuar bisedat e koordinatores së komiteteve në LVV, Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ai e arsyeton edhe kërkesën e bashkëpartiakes që KEK-u të mos e ndalë rrymën për një kohë kur ajo kërkon. Këtë e arsyeton me faktin se ajo është zyrtare e partisë që i ka fituar mbi 50% të votave në zgjedhje.

“Qesharak është fakti se zyrtarët e Vetëvendosjes po i akuzojnë thjesht pse kanë komunikim privat dhe koordinim me njëri-tjetrin. Sepse aty as nuk komunikohet për punësim personash të pakualifikuar, as për tenderë që dëmtojnë pasurinë publike, siç kemi parë në përgjimet e kohëve të shkuara. Madje as nuk kërkohet të ndalet rryma, por të mos ndalet rryma deri sa të gjendet zgjidhja për furnizim. Jo po “kush është ajo të vendosë që rryma të mos ndalet”. Ajo është zyrtare e lartë e VV, dhe VV ka fituar dhe do të fitojë zgjedhjet me mbi 50% që të qeverisë me program e politika të ndryshme nga të shkuarat”, shkruan Zaimi.

Zaimi tha se “edhe më qesharake janë akuzat ndaj Nagip Krasniqit”, që, siç thotë ai, “ia kurseu Kosovës mbi 100 mln euro duke ndërprerë kontrata e tenderime të dëmshme”.

Në komunikimet e publikuara nga Nacionale, Krasniqi i thotë Mihalit se është ““pak a shumë është i vërtetë” që ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe kompania GEN përfituan 4.2 milionë euro gjatë kohës së krizës energjetike.

“Dyfish qesharake akuzat ndaj Martin Berishajt që e akuzojnë për diçka që ka ndodhur në kohët kur qeverisnin ata vetë. Thënë shkurt, e akuzojnë për lobimin që ka bërë me qëllim që Kosova të mos e blinte energjinë e importuar nga kompani serbe, por nga kompani sllovene”, shkruan Zaimi.

“Pastaj këto ankesat se kinse po mbetet ushtria pa bukë meqë u largua një monopol privat i panevojshëm, kur bëhen nga ata që e lanë ushtrinë pa armë e municione, janë më shumë për të qarë”, shkruan ai.

JU REKOMANDOJMË

SPAK ngrit aktakuzë kundër Belinda Ballukut

SPAK ngrit aktakuzë kundër Belinda Ballukut
20/10/2026 - 14:06

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsion (SPAK) ka ngritur të martën aktakuzë ndaj ish-zëvendëskryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku, për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Sipas një njoftimi të...

Më shumëDetails

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë
20/10/2026 - 13:45

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë. Komuna e Gjilanit ka lidhur kontratë në vlerë...

Më shumëDetails

Dita e tetë e “revoltës”| Pedagogët në mbështetje të studentëve, qeveria i fton në dialog

Dita e tetë e “revoltës”| Pedagogët në mbështetje të studentëve, qeveria i fton në dialog
20/10/2026 - 13:36

Protesta e studentëve, përfaqësuesja e qeverisë: Kush dëshiron të dialogojë me Ramën, është i mirëpritur Drejtoresha e Agjencisë për Media dhe Informim (MIA), Manjola Hasa, ka zbritur në...

Më shumëDetails

Çitaku kritikon Trendafilovën: Specialja ka cenuar rëndë besimin në drejtësi

Çitaku kritikon Trendafilovën: Specialja ka cenuar rëndë besimin në drejtësi
20/10/2026 - 13:17

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, duke kritikuar mënyrën e...

Më shumëDetails

“90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

“90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm
20/10/2026 - 12:40

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave, të dyshuar për përfshirje në një skemë të organizuar kriminale përmes importimit të derivateve të naftës...

Më shumëDetails

Ngritët aktakuzë ndaj 12 personave për krim të organizuar, shmangie nga tatimi dhe pastrim të parave

Ngritët aktakuzë ndaj 12 personave për krim të organizuar, shmangie nga tatimi dhe pastrim të parave
20/10/2026 - 12:15

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 12 personave për veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë