Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zëdhënësja e KE-së: Kosova dhe Serbia rrezikojnë humbjen e mundësive nga Plani i Rritjes, nëse s’kanë progres në dialog

05/07/2024 - 19:29
në Kryesore, Lajme
A A
Zëdhënësja e KE-së: Kosova dhe Serbia rrezikojnë humbjen e mundësive nga Plani i Rritjes, nëse s’kanë progres në dialog
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero, ka thënë se janë në pritje të finalizimit të agjendave të reformave nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të proceduar me Planin e Rritjes të BE-së për rajonin.

“Jemi duke pritur nga të gjithë partnerët që të finalizojnë agjendat e reformave. Siç e dini, agjendat e tyre të reformave përfshijnë fushat socio-ekonomike. Dhe, sigurisht, kur t’i marrim këto agjenda reformash, do të mund t’i vlerësojmë dhe miratojmë, padyshim pas konsultimit me vendet anëtare. Pra, kjo është ende duke pritur partnerët e Ballkanit Perëndimor”, tha ajo në konferencën e sotme për media.

Ndërkaq, për rastin e Kosovës dhe të Serbisë, ajo tha se për këto shtete është i vendosur parakushti që lidhet me progresin në rrugën e tyre drejt normalizimit të raporteve, derisa tërhoqi vërejtjen për vendet se rrezikojnë të humbin shumë mundësi nëse mungon progresi i kërkuar, raporton Gazeta Express.

“Kur është puna te Kosova dhe Serbia është një parakusht për të bashkëpunuar në një mënyrë konstruktive në kornizën e zotimeve të dialogut dhe sigurisht kjo është një gjë që do të monitorohet dhe ne jemi duke pritur nga palët që të dërgojnë agjendat e tyre të reformave. Të dyja palët rrezikojnë të humbin mundësi të rëndësishme në mungesë të progresit”.

Në maj të këtij viti, Këshilli i BE-së ka miratuar Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili synon të mbështesë reformat e lidhura me BE-në dhe rritjen ekonomike në rajon.

Ky plan parasheh 6 miliardë euro për reforma serioze ekonomike dhe strukturore, përmes së cilave vendet e Ballkanit Perëndimor mund të shënojnë përparim më të madh në procesin e integrimeve europiane.

Nga 6 miliardë euro, 2 miliardë do të jepen si grante pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme.

Për dallim nga katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova dhe Serbia janë kushtëzuar me progres në procesin e dialogut për normalizim marrëdhëniesh.

JU REKOMANDOJMË

Aleanca nesër zhvillon aktivitet simbolik te hyrja e Qeverisë

Aleanca nesër zhvillon aktivitet simbolik te hyrja e Qeverisë
22/08/2026 - 18:06

Aleanca ka njoftuar se nesër do të zhvillojë një aktivitet simbolik te hyrja e Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimit, aktiviteti do të nisë në ora 11:55, ndërsa pas...

Më shumëDetails

Anulohet takimi Ulutash-Kurti për Urën e Ibrit, KFOR përmend “rrethana të paparashikuara” si arsye

Anulohet takimi Ulutash-Kurti për Urën e Ibrit, KFOR përmend “rrethana të paparashikuara” si arsye
22/08/2026 - 18:01

KFOR ka njoftuar se takimi mes komandantit të këtij misioni Ozkan Ulutas, dhe, kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, nuk është zhvilluar. Në komunikatën për media, thuhet se arsye...

Më shumëDetails

Ferit Hoxha i pret në takim përfaqësuesit e Luginës: Të drejtat e shqiptarëve prioritet i aksionit diplomatik të Shqipërisë

Ferit Hoxha i pret në takim përfaqësuesit e Luginës: Të drejtat e shqiptarëve prioritet i aksionit diplomatik të Shqipërisë
22/08/2026 - 17:52

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka pritur sot në Tiranë, drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë në Luginën e Preshevës, deputetin...

Më shumëDetails

Hoxha: Kosova nuk do të jetë njësoj pas 16 shtatorit, vendi është në udhëkryqin më të madh që nga çlirimi e nga shpallja e pavarësisë

Hoxha: Kosova nuk do të jetë njësoj pas 16 shtatorit, vendi është në udhëkryqin më të madh që nga çlirimi e nga shpallja e pavarësisë
22/08/2026 - 17:40

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se Kosova do të hyjë në një periudhë të re pas 16 shtatorit, kur pritet të përfundojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të...

Më shumëDetails

Pritje deri në 3 orë e 20 minuta në Merdare

Pritje deri në 3 orë e 20 minuta në Merdare
22/08/2026 - 17:28

Pritje të gjata po raportohen në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, sidomos në dalje të vendit. Sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim...

Më shumëDetails

“Pusho i qetë, melaqja jonë”, bashkëshortja kujton 32-vjeçarin që humbi jetën në KEK

“Pusho i qetë, melaqja jonë”, bashkëshortja kujton 32-vjeçarin që humbi jetën në KEK
22/08/2026 - 17:02

Punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arbenit Ahmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në vendin e punës para pak ditësh, është varrosur dje në Varrezat e Qytetit në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Pacolli njofton mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit: Ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Thaçi mund të lirohet nga rasti i parë, por…”- Hodaj tregon çfarë mund të ndodhë më pas

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pesëfish më shumë tokë për biznesmenin – Pazari i tokave mes Komunës së Ferizajt dhe drejtuesit të Sherretit nxit dyshime

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë