Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zelensky takon të dërguarit e Trumpit në Kiev, përpjekje e re amerikane për t’i dhënë fund luftës

06/09/2026 - 15:46
në Lajme
A A
Zelensky takon të dërguarit e Trumpit në Kiev, përpjekje e re amerikane për t’i dhënë fund luftës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka takuar në Kiev të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në kuadër të përpjekjeve të reja diplomatike për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Takimi u zhvillua në qendër të Kievit, në sheshin Sofiiska, menjëherë pas mbërritjes së dy negociatorëve amerikanë në kryeqytetin ukrainas, transmeton Telegrafi.

Kjo është vizita e parë e Witkoff dhe Kushner në Ukrainë në këtë rol dhe vjen vetëm një ditë pasi ata zhvilluan bisedime disaorëshe me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin.

Bisedimet në Moskë zgjatën më shumë se tre orë dhe, ndonëse nuk u njoftua ndonjë marrëveshje konkrete, Shtëpia e Bardhë tha se palët diskutuan “plane konkrete për hapat e ardhshëm”, të cilat pritet të bëhen publike në javët e ardhshme.

Emisarët e Trumpit në Kiev pas takimit me Putinin: në tryezë plani për t’i dhënë fund luftës

Një përfaqësues i Shtëpisë së Bardhë tha se delegacioni amerikan pret që edhe takimet në Kiev të jenë po aq produktive.

Zelensky, para takimit me të dërguarit amerikanë, deklaroi se Ukraina është e gatshme për një dialog konstruktiv dhe se propozimet e Kievit janë tashmë të përgatitura.

“Paqja është e nevojshme. Garancitë e sigurisë janë të nevojshme. Nevojitet një paqe dinjitoze pas luftës”, ka deklaruar presidenti ukrainas.

Vizita në Kiev zhvillohet në një moment kritik, pasi përpjekjet diplomatike amerikane për t’i dhënë fund luftës kanë hasur vështirësi, ndërsa çështja territoriale dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën mbeten ndër pengesat kryesore.

Megjithatë, Uashingtoni po përpiqet të shfrytëzojë kanalet e drejtpërdrejta me të dyja palët. Pas Moskës, Witkoff dhe Kushner tani janë në Kiev për të dëgjuar qëndrimin e Zelenskyt dhe për të parë nëse ekziston hapësirë për afrimin e qëndrimeve.

Për momentin, një marrëveshje përfundimtare nuk është arritur, por Shtëpia e Bardhë sinjalizon se hapat e ardhshëm të procesit diplomatik mund të bëhen të qartë në javët e ardhshme.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë

Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
06/09/2026 - 14:57

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës...

Më shumëDetails

Bllokimi detar kundër Iranit, avioni i padukshëm amerikan patrullon mbi ujërat rajonale

Bllokimi detar kundër Iranit, avioni i padukshëm amerikan patrullon mbi ujërat rajonale
06/09/2026 - 14:30

Një avion luftarak i padukshëm “F-35A” i Forcave Ajrore Amerikane ka patrulluar mbi ujërat rajonale në Lindjen e Mesme. Fotografia e këtij avioni luftarak është publikuar në rrjete...

Më shumëDetails

Rama për Veliajn: Ishte talent i madh që nuk e mbajti peshën e pushtetit. S’e kam ndërmend të zgjedh pasardhës

Rama për Veliajn: Ishte talent i madh që nuk e mbajti peshën e pushtetit. S’e kam ndërmend të zgjedh pasardhës
06/09/2026 - 14:06

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e podkastit “Flasim”, por këtë herë i është përgjigjur pyetjeve, duke u bërë ai i intervistuari. Rama ka folur për ishullin e...

Më shumëDetails

Komunat e VV e bojkotuan protestën kundër Qeverisë, por problemet financiare e funksionale i kanë të njëjta me komunat tjera

Komunat e VV e bojkotuan protestën kundër Qeverisë, por problemet financiare e funksionale i kanë të njëjta me komunat tjera
06/09/2026 - 13:53

Përplasja mes pushtetit qendror dhe atij lokal në Kosovë u thellua deri në protestimin para Qeverisë nga disa udhëheqës lokalë, të cilët akuzojnë ekzekutivin për cenim të kompetencave...

Më shumëDetails

Burim Ramadani kërkon avancim dhe modernizim të Policisë së Kosovës

Ramadani: Zërat e pakënaqur brenda VV-së do të rriten, nuk do të ketë Qeveri Kurti 3
06/09/2026 - 13:40

Në 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka kërkuar një program të veçantë nacional për zhvillimin dhe modernizimin e Policisë. Ramadani thekson nevojën për rritje...

Më shumëDetails

Kurti shkon për ngushëllime në familjen e Laurent Krasniqit pas humbjes tragjike

Kurti shkon për ngushëllime në familjen e Laurent Krasniqit pas humbjes tragjike
06/09/2026 - 13:24

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme ka vizituar familjen e Laurent Krasniqit për t’u shprehur ngushëllime pas humbjes së tij tragjike. Krasniqi, 29-vjeçari i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky qenka emri i vërtetë i bashkëshortit të Kides

    Ky qenka emri i vërtetë i bashkëshortit të Kides

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Deputetja e Kuvendit, Adriana Matoshi, pozon para pasqyrës e veshur në bikini

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Labi i reagon ashpër Jozit pasi ky i fundit ia rrahu shokun

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Bia poston foto me të dashurin

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gazetari Panduri thot se po përndiqet nga persona të lidhur me BIA-n serbe, rastin e denoncon në Polici

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë